Opozita mban këtë të premte protestën e radhës përpara Bashkisë së Tiranës, për dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Me qindra protestues u mblodhën para bashkisë duke hedhur molotov dhe i vunë zjarrin disa gomave. Ndërkohë, ish-deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, iu drejtua mazhorancës duke i thënë se gabojnë nëse mendojnë se opozita do të ndalet.
“Ju mendoni se ne do të ndalemi, ju mendoni se duke hedhur gaz lotsjellës do të ndalemi? E keni gabim, të gjithë hajdutët do të shkojnë atje ku e meritojnë. Nëse mendoni se kjo betejë është pa bazë e keni gabim. PD-ja sot është me logon e saj, flamurin dhe njerëzit e saj, në betejë për të vërtetën dhe Shqipërinë, për të gjithë qytetarët. I bëj thirrje policisë së shtetit, askush nuk e ka betejën me ju. Guxoni dhe prekni qytetarët, silluni si banditë dhe si banditë do të trajtoheni” tha Këlliçi.
Po Herkulin cunin e Fariut pse se keni qit?
Digjeni ate qelbesiren Veliaj mu ne zyre!
Është si fitorja e Pirros kjo e vulës së Partisë Demokratike. Ose si e Lleshit nga Shebe e Mirditës në vitet 1900.
Vula dhe logo janë thjeshtë simbole. Kanë rëndësi padyshim, por zgjedhjet i fitojnë njerëzit. As vula, as logo nuk votojnë.
Proteste me 5 vete