Diskutime të mëdha dhe kritika të rënda janë hedhur ndaj arbitrit Felix Zwayer për akordimin e penalltisë në favor të Harry Kane, në gjysmëfinalen e EURO 2024 mes Holandës dhe Anglisë. E megjithatë, në orët e fundit u ngrit një zhurmë e madhe mbi VAR, të cilit i ka shpëtuar prekja e topit me dorë nga Bukayo Saka pak çaste më parë. Tre Luanët e panë veten në disavantazh në Signal Iduna Park, në Dortmund, por nëntë minuta më vonë ata patën menjëherë një shans të madh për të barazuar ndeshjen me penalltinë e fërshëllyer për faullin e Dumfries ndaj Kane brenda zonës.
Sipas rregullores është e saktë të jepet penallti, por VAR nuk ka parë atë që bëri Saka pak çaste më parë. Anësori anglez duket se e preku topin dy herë me duar para se topi të përfundonte në anët e kapitenit të tij.
ÇFARË NDODHI PARA PENALLTISË SË KANE
Megjithatë, ka hije dyshimi për atë që ndodhi në momentet para goditjes së Harry Kane. Një përsëritje e aksionit tregoi se topi preku dorën e Saka para se të përfundonte te qendërsulmuesi anglez, për goditjen e tij në portë. Ish-arbitri i FIFA-s, Jonas Eriksson, i cili është në TV anglez për të komentuar episodet e arbitrimit të Kampionatit Evropian, beson se VAR duhet të kishte ndërhyrë për t’i hequr penalltinë Anglisë.
“Këtu më befason fakti që ata nuk shkojnë të shohin episodin dhe nuk e anulojnë penalltinë”, tha Eriksson gjatë analizës së tij: “Sipas rregullores, është faull. Prekje me dorë qartësisht [Saka] dhe kjo do të thotë se nuk duhet të jetë penallti për Kane”.
Sipas ish-arbitrit: “Njëra dorë mund të jetë në një pozicion të natyrshëm, por tjetra absolutisht jo. Është një prekje me dorë e pastër, kjo do të thotë se nuk duhet të kishte asnjë penallti për Kane”.
According to the Swedish ex-referee Jonas Eriksson it should be handball x 2 on Saka before the penalty. No penalty pic.twitter.com/Q9kyGX1jpD
— 💟 Immortal 🫶 (@ImmortalRichy) July 10, 2024
PO NDESHJET TRUKOHEN KETE E DIN DHE BUFI
DY NDESHJE GJYSMEFINALE ME TE NJEJTIN REZULTAT 2 ME 1
DHE TE DYJA ME KTHIM