• |
ide | kryesore

Apeli i GJKKO-së lë në fuqi sekuestrimin e pasurive të ish-gjyqtarit Guxim Zenelaj

Lajme, Të fundit
SPAK


Apeli i GJKKO-së ka mbajtur ditën e sotme një seancë në lidhje me shqyrtimin e kërkesës së ish-gjyqtarit, Guxim Zenelaj për heqjen e sekuestros së pasurisë.

Përmes një njoftimi bëhet me dije se Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi vendimin për sekuestrimin e pasurisë së ish-gjyqtarit. Guxim Zenelaj u dërgua për gjykim në vitin 2022 për veprën e deklarimit të rremë të pasurive.

Në tetor të vitit 2023, Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK për konfiskimin e pasurive të Zenelajt, konkretisht të një toke me sipërfaqe 1000 m2 në Porto Palermo, Himarë dhe gjashtë pasuri të paluajtshme në Ishull-Shëngjin të Lezhës.


1 Comment

  1. Te kete turp ky hajduti prej Tropeje. Ka paturpesine dhe te kerkoj heqjen e sekuestres se pronave te tij te vendosura gjate kohes qe ishte gjykates. I babezitur, i pa turp, renacak e hajdut!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *