• |
ide | kryesore

I dënuari Arrivabene: “Juventus donte Champions, duhet të thosha në tv se kishim shpenzuar shumë?”

Sport
Arrivabene


Në një intervistë të gjatë me Corriere della Sera, Maurizio Arrivabene ripërshkon periudhën e tij të punës te Juventus. “Dëshiroj të theksoj se në periudhën në fjalë kam qenë në bordin e drejtorëve si këshilltar pa delegime dhe në një kohë kur për shkak të Covid takoheshim me videokonferencë – shpjegoi ish-CEO-. Në atë kohë, strategjia e shoqërisë synonte një zgjerim të fortë, të nisur më parë me blerjen e Ronaldos dhe objektivi ishte fitimi i Champions League dhe hyrja në mënyrë solide dhe të qëndrueshme mes të mëdhenjve të Evropës: rrjedhimisht u bënë blerje të tjera, pastaj Covid i komplikoi gjërat”.

SHPENZIMET E EKZAGJERUARA

Arrivabene pranon se klubi shpenzoi më shumë sesa mund të përballonte: “Kam filluar punën time si menaxher në 1 korrik 2021 dhe gjeta një situatë mjaft të rëndë për shkak të investimeve të mëparshme. Padyshim që pandemia kishte shtuar problemet, kostot e kontratave shumë të rënda kishin krijuar një situatë mjaft të vështirë. Çfarë duhej të bëja, të dilja në TV dhe të thosha se kemi gabuar që kemi shpenzuar shumë? E imagjinoni reagimin e tifozëve dhe mediave? Në heshtje përvesha mëngët dhe fillova të punoj. Atë vit, falë disa shitjeve dhe blerjes së vetëm dy lojtarëve, Locatelli dhe Kean, ne bëmë një merkato të moderuar, duke marrë edhe kritika”.

Lexo më tejZbulohen pagat e drejtuesve të Juventus, me surprizën Arrivabene: Agnelli e Nedved nuk janë ata më të paguarit

Një eksperiencë, ajo në bardhezi, e shkurtër dhe jashtëzakonisht intensive që përfundoi në janar 2023 me përfundimin e ciklit të Andrea Agnelli dhe me një pezullim dy vjeçar nga Gjykata Federale e Apelit FIGC për çështjen e fitimeve kapitale. “Gjërat ecin përpara. Unë vazhdoj të besoj te drejtësia. Edhe te drejtësia sportive? Të shohim çfarë do të thotë Gjykata Evropiane. Jemi ende në kontakt me ish-presidentin Andrea Agnelli”, përfundoi Arrivabene.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *