Juventus zbuloi pagat e drejtuesve të tyre për sezonin 2021/22. Më i paguari është Maurizio Arrivabene, i cili paraprin Andrea Agnelli dhe Pavel Nedved. Shifrat vijnë nga “Raporti mbi politikën e shpërblimit dhe shpërblimet e paguara”. E gjitha lidhet me vitin financiar të mbyllur në 30 qershorin e kaluar. Drejtori i Përgjithshëm i Juventusit Arrivabene fitoi 1.22 milionë euro në total. Një rritje e fortë krahasuar me pagën prej 25,000 eurosh të një vit më parë. E kuptueshme diferenca, duke qenë se atëherë Arrivabene ishte vetëm këshilltar në Bordin e Administrimit.
Lexo më tej: Allegri ‘i blinduar’ nga paga, por kriza e rezultateve përfundon në tavolinën e bordit të Juventus
Sa i përket Andrea Agnelli, fitimi është 520,000 €. Edhe kjo shifër është e ndarë midis 450,000 € për postin e presidentit, plus 35,000 € si administrator dhe 35,000 € përfitime jo monetare. Agnelli duhet të kishte fituar 700,000 por hoqi dorë nga 180,000 euro, duke lënë kështu pagën e tij të pandryshuar, në krahasim me sezonin e kaluar.
Më në fund, Pavel Nedved ka përfituar 514,000 euro. Edhe në këtë rast të ndara. 466,000 si zëvendëspresident, 35,000 si administrator, plus 6,400 euro si përfitime jo monetare. Një situatë e çuditshme në list pagesat e Juventus. Presidenti e zv/presidenti, njerëzit më të pushtetshëm të klubit, kalohen financiarisht dhe ndjeshëm nga Administratori i Deleguar Arrivabene.