• |
ide | kryesore

Sekuestrohen pasuritë e ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro

Arkiva, Lajme, Të fundit
Jorgo


Gjykata e Posame e Apelit ka pranuar kërkesën e SPAK për të vënë në sekuestro preventive pasuritë e ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, i cili ndodhet në burg pasi akuzohet për tjetërsim pronash në bregdet.

GJKKO i ka sekuestruar një apartament me siperfaqe 81.41 m2. Kundër këtij vendimi mund të ushtrohet rekurs nga cilido që ka interes në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve.

Kujtojmë se Goro akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me pronën ku Artan Gaçi, ish-deputeti socialist dhe bashkëshorti i ish-ministres së Jashtme, Olta Xhaçka, po ndërton një investim strategjik në miliona euro.

SPAK e akuzon Goron se ka shpërdoruar detyrën në dy episode, në të parin duke shmangur Këshillin e Qarkut për sipërfaqen prej 5512 metra katrorë tokë dhe mbi bazën e dokumentit të tij, toka u regjistrua në Kadastër në kundërshtim me ligjin dhe më pas iu shit nga Stavri Mëhilli ish-deputetit Gaci, me një vlerë relativisht të ulët krahasimisht me tregun.

Lexo më tej: Rëndohet pozita e Jorgo Goros, i dha 4200 metër katrorë tokë kryetarit të komanduar të Himarës 

Stavri Mëhilli e kishte siguruar pronën përmes dokumenteve false e për këtë, ai është shpallur në kërkim, pasi ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”. Kryebashhkiaku në detyrë i Himarës akuzohet edhe për sipërfaqen prej 5080 metra katrorë, që po ashtu në finale ka kaluar në duart e bashkëshortit të Olta Xhaçkës. Në lidhje me këtë sipërfaqe, ai e ka kaluar përgjegjësinë tek Drejtoria e Menaxhimit në tokës.

Goro ka deklaruar para prokurorëve, se thjesht ka firmosur kthim përgjigjen si titullar institucioni drejtuar Kadastrës së Vlorës pas përpilimit të dokumentacionit nga drejtoria përkatëse. Por sipas SPAK, Goro në bashkëpunim me Jerasimo Bashin, në atë kohë drejtori i Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës, pa kryer verifikime kanë përcjellë dokumente të falsifikuara pranë organeve kompetente dhe mbi bazën e tyre, ka bërë të mundur regjistrimin e sipërfaqes prej 5512 m2 tokë bujqësore pronësi shtet në favor të subjektit “Pribta”.

Prokuroria thotë më tej së ka kryer veprime faktike në terren të sipërfaqes së tokës bujqësore prej 5080 metra katrorë duke ia mbivendosur atë një pasurie toke shtet.


2 Comments

  1. Paradoksi ku e ka futur Sali Kulla PD-në është se nga një anë sulmojnë Altin Dumanin dhe SPAK-un mëngjes e mbrëmje, nga ana tjetër bëjnë kallëzime po në SPAK për aferat korruptive të kësaj qeverie.

    Është paradoks, por qorrat e hanë. Duhet ndarë mendja nëse SPAK është i besueshëm apo organizatë kriminale! I sekuestrojne nje shtepi ketij,serbit salih qe ka shtepi dhe ne hene e kane lene ne ballkonin Lumneshit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *