• |
ide | kryesore

Rama nga Himara: Është çmenduri kur thonë që ne blejmë vota!

Arkiva, Lajme, Të fundit



Dy ditë para zgjedhjeve të Himarës, kryeministri Rama ka paralajmëruar fitoren në Himarë duke lënë të kuptohet se sondazhet e nxjerrin fitues kandidatin e tij Vangjel Tavo.

Duke folur me Vangjel Tavon, Blendi Klosin dhe Damian Gjiknurin, Rama u ndal në akuzat e opozitës për zgjedhje të manipuluara. Ai tha se është çmenduri të mendosh se PS blen votat, sepse në fakt fitorja i vjen nga makineria elektorale dhe sondazhet që e nxjerrin fitues Tavon.

“Gjëja që nuk kuptojnë dhe nuk kanë për ta kuptuar kurrë. Kur del ai atje dhe thotë “Do bëjmë tërmet!”, kur del ky tjetri dhe thotë “Do bëhet breshër”, kur dal unë dhe them shifra, këta kujtojnë se ne kemi ndarë lekët dhe kemi blerë votat. Kjo është çmenduri! Ne ndërkohë kemi sistemin që e dimë paraprakisht rezultatin për shkak të kontakteve dhe për shkak të sondazheve. Ne kemi bërë sondazhet këtu në Himarë. I kemi bërë në fillim kur u vu Vangjeli dhe para një jave dhe e dimë se ku do të dali rezultati. Makineria jonë është moderne!” tha Rama.

Kryeministri harron se në 14 Maj në Himarë i humbi zgjedhjet dhe kur “makineria elektorale moderne nuk i funksionoi”, ai futi në lojë forcat operacionale të policisë së shtetit, prokurorinë e Vlorës, prokurorët e SPAK dhe Gjykatat e Posaçme.

Para se të kishte në kontroll drejtësinë, në zgjedhjet e 2017, Rama përdorte drejtorët e Ministrisë së Brendshme, si Arben Keshi, një person që shpërndante para në Dibër për votat dhe me të cilin Rama është përgjuar duke i kërkuar të arrihej objektivi.


12 Comments

  1. Hahahahahahaaaaaaaaaaa……………………………….hahahahahahaaaa…..
    Kjo eshte batuta e shekullit dhe si gjithmone e thote i gjati ine .

    1. Llafe kot se ti mazallah se blen vota,edhe Tava qe e tha ne 2021 qe ti blen 500 euro nje vote,tani tha ja kam fut kot plako😂😂.
      Pse faji jot eshte qe kerkojn lek ata qe te japin voten,ti per te blere ke dal ata per te shitur ,leket por sidomos eurot po ste mungojn ,hallall sisen e babait o palikari Ramazon.

  2. Cfare lidhje ke me Himaren ti o Vangjel gjiftua qe Del studio me studio dhe thua kame bere kete e kam bere kete : ke bere nje mut te hash ti dhe padroni jot palloshi Edvin!! Ke per te marre te gratin nga Himariotet ti dhe Edvini!

  3. ne 8 vite qeverisje duke “noterizuar” grabitjen e prones nga komunizmi, por tani tani dalin protestojne per dyshime te SPAK per ndikim te paligjshem ne rastin Malltezi e nderkohe sulmojne Ramen pse gjykata u ka thyer fisit Koleka pronen e trasheguar.
    Dhe me keq akoma mbeshtesin kandidatet e Vorio-Epirit ne emer te mbrojtjes se pronave te banore te Himares!
    Parti pa busull morale dhe politike. Parti prone e nje njeriu.Me 14 maj votat u vodhen o jevgjit grek e shpellkar i saihut,beleris u denua me vendim gjykate te formes se prere

  4. Çne mo të vjedhësh vota ti!! Ty ta jep votën populli për të vjedhur vendin dhe ndihen krenar për ty o kumandar!!

  5. Shih ne krah o Ramë, Tavo nga LSI dhe PD kaloi te PS! Blerje eshte kjo, madje me cmim te larte se nuk e shet kollaj bythen per burg ai nga Dropulli! Plus, dosja 339 dhe tjetra qe nuk mbaj mend per blerje votash flasin.. po ti je rq o Rame, ti duhesh qr fort aty ne Himare !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *