Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë për veprën penale “goditje për shkak të detyrës”. Sipas policisë, i riu ka goditur një infermier në ambientet e spitalit “Nënë Tereza”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin A. Zh., 23 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, pasi ditën e djeshme, në ambientet e spitalit “Nënë Tereza”, ka goditur për shkak të detyrës shtetasin A. N., me detyrë infermier pranë këtij spitali.”, njofton policia.