• |
ide | kryesore

Aksidentohet makina e policisë në Përrenjas, plagoset efektivi

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e sotme në Përrenjas. Nga informacionet paraprake mësohet se një automjet i Policisë së Shtetit është përplasur me një automjet tjetër.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur një efektiv policie, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *