• |
ide | kryesore

Polemika për monumentin: delir apo fake. Rama, Skënderbeu i ri?

Arkiva, Kryesore, Lajme
rama skenderbe



Përurimi i një përmendoreje të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti tek Hora e Arbërëshëve në Itali, ku si për ti hedhur benzinë zjarrit merrte pjesë edhe Elisa Spiropali, të cilën shefi i vet e thërret me përkëdheli Mamica, për të mos i vënë nofkë tjetër dashurie përtej asaj të motrës, ka ndezur një ortek polemikash në rrejtet sociale.

Shkak për këtë u bë u bë fakti se portreti në shtatoren e Skënderbeut nuk ngjante aspak me steriotipin e punimeve artistike që jemi mësuar të shohim për përbashkuesin e shqiptarëve. Shumëkush që ka parë videot e Elisës, të stolisur me kostum kombëtar arbëresh dhe me skufje në kokë, duke prerë shiritin e përurimit është befasuar me ngjashmërinë që “Skënderbeu” kishte me liderin që drejton prej më shumë se një dekade Shqipërinë.

Edhe më i fortë bëhej dyshimi po të shikoje se vepra titullohej “Rilindje”. Kaq është dashur që të shpërthejnë memet që ironizonin delirin e Edi Ramës (shiko poshtë).

Ashtu sikurse ndodh rëndom nga Facebooku e Tik Toku çështja kaloi në sferat politike. Lideri i opozitës Berisha nuk e humbi rastin të tallet me delirin e Ramës që i duket vetja si Skënderbeu prandaj porostit monumente që i ngjajnë portretit të tij. E menjëhershme qe përgjigjja nga qeveria. Ministri i shtetit Taulant Balla, që ndonëse u degradua nga kryeministri e ka të palëkundur servilizmin ndaj tij, reagoi duke mbrojtur me këtë rast jo shefin, por autorin kosovar të monumentit dhe arbëreshët e Italisë që e kanë pranuar atë në gjirin e tyre: ç’faj kanë ata “që kalit gërmuq të Rrugës së Shpresës së kotë dhe kujdestarëve të patkonjve të tij, u fanepset Edi Rama kur shohin Skënderbeun”, shkroi ai.

Nisur nga ky debat Lapsi.al është përpjekur të kuptojë më shumë. Në pamje të parë qeveria shqiptare, Rama dhe Mamica e tij, teorikisht nuk kanë pasur shanc të ndikojnë mbi atë se si do duket monumenti. Ai që është vënë në bashkinë e Hora e Arbëreshëve është një vepër e skuptorit kosovar Gëzim Muriqi. Ai është një kopje e të njëjtit monument që e kanë porositur shqiptarët e Zvicrës dhe më parë është vendosur aty si përkujtim për heroin kombëtar. Pra në këto kushte mundësia e ndikimit mbi zgjedhjen artistike është e vogël.

Por ama, historia nuk mbaron këtu. E para, sepse portreti i Skënderbeut nuk është ai tipiku. E dyta, sepse rastësisht vepra quhet rilindje (siç e dëshmon dhe gazeta e arbëreshve të Italisë që shkruan për këtë ngjarje). Dhe e treta, sepse sipas disave aty shquhen tipare të autokratit shqiptar. 

Por kjo do të qe një polemikë që do të shuhej këtu, nëse deliri i Edi Ramës për tu krahasur me heroin kombëtar të shqiptarëve nuk do të kish qenë një mani që zgjat prej disa vitesh.

Vetëm sot ne kuptojmë se britma ngazëlluese e Elisës në 2017-ën, për ta qëuajtur të adhuruarin e saj Skënderbe, së njëtës Elisë që shkoi për të përuruar bustin tek arbëreshët, nuk ka qenë nga koka e saj. Herë me humor dhe me ironi Rama e ka rimarë shpesh këtë fabul për ta ngulitur më mirë në kokat e njerezve.

Këmbëngulja e tij për ta thirrur Mamica, atë që së fundi e gradoi si kryetare Kuvendi, duket sikur bëhet me qëllim për ta përsëritur fabulën e Skënderbeut. Pak ditë pas fitores së Benet Becit në Shkodër kryeministri e thirri atë në një podkast. Aty ai Elisën e thërriste në mënyrë normale si Mamica.

Të njëjtën fabul kishte përsëritur Rama edhe gjatë një takimi në sallë të madhe me socialistët e Shkodrës. “Kam pasur disa diskutime me Mamicën” tha ai fillimisht dhe pastaj për ta përforcuar shtoi gjoja si me naivitet: “oh ju e njihni si Elisa…”.

Edhe në raste të tjera, kur i jepet mundësia, kryeministri e porosit regjinë televizive të PS dhe këshilltarët e tij mediatikë ta fokusojnë në ekran me bustin e Skënderbeut mbrapa. Gjatë një takimi elektoral para zgjedhjeve të 2021, ku PS e zhvilloi mbledhjen tek kompleksi i Gjergj Lucës në Labinot, gjatë gjithë fjalës së Ramës koka e tij transmetohej live duke pasur Skënderbeun përkrah (foto e madhe e shkrimit lart).

Aq e dukshmë është kjo mani sa i ka rënë në sy edhe shtypit të huaj. Një një shkrim kritik për kullat korruptive të Tiranës, që bëri gazeta serioze britanike “The Guardian”, aty përmendjen me ironi edhe një kullë: ajo që po ngrihet përkrah 15 katshit që pretendon se është formësuar sipas fytyrës së Skënderbeut por që nuk përjashtohet të japë edhe shëmbëlltyrën e Ramës.

“Ndërkohë sa i takon kullës së Skënderbeut, Vini Maas kujton se ideja i erdhi pasi dëgjoi kryeministrin që të thoshte se donte të krijonte diçka historike. E megjithatë, gjykuar edhe nga dështimet e vazhdueshme të punëve të mëparshme, ndërtesa ka më shumë gjasa që t’i ngjajë kokës së artistit të kthyer politikan, i cili do të qëndrojë duke vështruar në përjetësi përbindëshat e betonit që errësojnë Tiranën” shkruante The Guardiuan.

Pra, kuptohet lehtë se polemika e sotme nuk ka lindur nga hiçi. Ndofta monumenti i  i autorit kosovar Gëzim Muriqi, mund të mos ketë lidhje me të. ndoshta emërtimi i tij “rilindja” dhe pjesmarrja e Elisës në promovim mund të jenë krejt rastësore, por ama Mamica vijon të jetë një provë se sa herë thërret për Skëndebeun e sotëm, po aq her bën më lart në karierë. 

©Lapsi.al


17 Comments

    1. skënderkë narkomane kleptomane dhe çingije e sëmurë nga komplekset dhe veset.
      Si mund të bëhet jevgjitja e kiço pushtit Skenderbe?????
      Këto plehra duhet të kalojne 12 breza , dhe prape nuk behen Shqipëtare….

      1. Ka dale dhe busti me pamje neurotiku te shperfytyruar….
        Çfare shpirtqeni me ego te semure.
        Edhe i deboi mjeroi e poshteroi vendin…
        Tani u imponohet si Heroi i gjithë europes Skenderbeu.

    2. Ue, ue, ue, tre milionë shqiptarë e panë shtatoren dhe askush nuk shquajti Edi Ramën tek ajo.
      Foli një budall, dhe të tre milionë shqiptarët po thonë:
      – O sa budallenj paskemi qenë . Si nuk e vumë re se kjo shtatore i ngjanë Edi Ramës !?
      Do kishin vdekur tre milionë shqiptarë dhe nuk do ta kuptonin dhe as do të kujtoheshin se ajo fytyrë ngjan mexatë të Edvinit.
      Shyqyr që doli ai budallai që e shqoi këtë gjë.
      Por do të vdesin gjithë budallenjtë dhe mbas 100 vjetësh, 1000 vjetësh, do të kujtohet përsëri Skënderbeu dhe askush nuk do të kujtohet se ka pas ekzistuar një person me emrin Edi Rama.

      1. Po cila nga pikturat, apo bustet e Skëndërbeut ngjan me njëri tjetrin?
        Hajde gjeje kush është Skënderbeu i vërtetë.
        Nja dy foto që i bëri Venediku, ja fshehu Mamica dhe akoma nuk janë gjetur.

      2. asgje nuk kuptova,o mjeran. njerezit po tallen me kete buce sociopatik.skenderbeut,ky monster,ti lepij koq….

  1. Çi qi ropt rames e elites se politikes . Ha e vidh e vidh e ha e prap ska te dendur.
    te gjithe e kane vjedh kete vend e te gjithe do ta vjedhin sepse ketu nuk ka dashuri per atdhe por per pushtet e para .
    Kurva e gjate nuk mund te jete ndryshe . Ketyre tua futesh shpaten nga bytha e tua nxjerresh nga goja .

  2. Rama ky njeri pa lavdi i mesjetes qe sundon në kohet moderne si një bastard autokrat sulltanatin e surrelit

  3. Kam mendimin që dhe skulptori, porositësit dhe ata arbëreshë kanë qenë të vetëdijshëm për atë që kanë bërë. Ata të mjerë nuk kanë kuptuar që dhe veshja e Skënderbeut nuk është ajo tipike e tij e sidomos lëkura e dhelprës mbi supe!! Ajo do të thotë që je i pa fe e tradhtar kjo që lidhet me kulturën otomane( qafir). Pra i është plotësuar dhe dëshira Erdoğan, që Skënderbeu për ata është tradhtar që ndryshoi fenë islame. Kjo dhe për ekstremistët islamë shqiptarë si Shqipëri e Kosovë që se njohin si hero kombëtar pikërisht për kët gjë!!! Pra kjo nuk është gjë e rastësishme. Delirantët gjithmonë duan të lënë gjurmë në histori dhe kjo kuptohet për keq.
    Mjafton të kujtojmë Enverin!!!

  4. Rama me thene te drejten nuk pjerdh per askend as per berishen e as per ps por bene cfare i do kari me ate vend e ata njerez dele e servila e bythlepires per nje rroge te qelbur e nuk e rruan se cfare thojne lart e poshte. Ka disa kohe qe kane dalur gjithfare akuzash per te e gjirhe qeverine e askush nuk e pesoi pervec disa qe kane shkuar ne burg me deshire sepse kane pranuar te firmosin vete me deshire per te fituar leke kurse akuzat direkte per edi ramen e erjon laviren as nuk e ka rruajtur kush dhe as nuk do e rruaj saliu e opozita qirren kote e atyre aq i bene e keta jetojne e vishen dhuks kta pjerdhin kote.

  5. Do ishte me mire ti benin shtatore edhe elises qe i ngref karin dhe taulanti ne gjunje me callme turku qe e thith. Keshtu lartesohet liderri.

    1. Ajo foto eshte diskreditim i Herit tone kombetar Gjergj Kastrioti :Skenderbeut:dhe kombit shqipetar per te cilin ne jemi krenar dhe mos reagimi i politikaneve dhe popullit eshte fyerje shume e madhe dhe diskredituse.Ju lutem jepni mendimin tuaj per patriotizem.Ju falemnderit

    2. Bajron
      Çajld Haroldi

      Rri me shëndet! Një fjalë që do të thuhet -/ Një zë që na lëndon ; po- lamtumirë! O ju q’e ndoqët gjer në fund Shtegtarin, Në pastë mbetur në kujtesën tuaj
      Ndonjë mendim, që nj’herë qe i tij,
      Kujtimi vetëm- kot s’i paska mbathur
      Opingat, kot s’e paska veshur zhgunën;
      Rri me shëndet! Hidhërimin’ e pastë ai,
      Po pat hidhërim: edhe ju Mësimn’ e kësaj kënge.

  6. Nese ka akoma sot ndonje shqiptar ne Shqiperi e ne bote qe mendon se komunizmi vdiq me heqjen e shtatores se E Hoxhes ne 1991 ,ai duhet te kerkoje cmimin Nobel per injorantin me te madh te ruzullit .E cmimi vin me nje shume te madhe $, plus famen pas cmimit.

  7. KËSHTJELLA PREJ LETRE E “SKËNDERBEUT” ME MASKA

    Dëshira, ose më mirë të themi nevoja e vazhdueshme e Ramës për t’i ngjasuar Skënderbeut apo Ismail Qemalit është nevojë ekzistenciale. Duke qenë se ai ka tashmë rreth 25 vite në pushtet (në ministri, bashki e së fundmi 12 vite kryeministër), por një pushtet i ndërtuar dhe ngritur mbi propagandën, fasadën, mashtrimin, manipulimin, blerjen e votës, bashkëpunimin me krimin si për zgjedhje e po ashtu për afera korruptive (ku i duhet përherë të bëjë koka turku për të shpëtuar vetë), pastrimi galopant i parave të pista kryesisht në ndërtim etj, etj, ka bërë që kjo ndërtesë pushteti e ngritur, të jetë një kështjellë rëre që mjafton të ketë drejtësi të vërtetë dhe e rrëzon menjëherë, ose mjafton të ketë opozitë të pakorruptuar, të fortë e të besueshme që frymëzon, dhe e rrëzon me protesta.
    Në delirin e megapushtetit por më shumë në frikën e përmbysjes së gjithë kësaj, pra që kështjella prej rëre mund t’i rrëzohet nga çasti në çast, ku edhe pse ai duket se ka shumë miq (që mund ta mbrojnë) e nuk është vetëm, në fakt i vetmi mik që ai ka, nuk është Sorosi, por servilizmi i tij ndaj këtij manipuluesi miliarder ndërkombëtar, i cili i ka dhënë “Liçencë amerikane” për për bërë ç’të dojë me pushtetin, mjafton të plotësojë tekat dhe nevojat e tij për kontroll të Shqipërsië dhe resurseve të saj, por pse jo edhe të polikanëve ndërkombëtarë të tjerë me rëndësi. Kështu Rama s’mund t’i thojë Jo Melonit për kampet e refugjatëve, edhe pse në Itali e akuzojnë për fashiste, kurse Rama hiqet si I majtë (por është thjesht nga fryn interesi). S’mund t’i thojë Jo SHBA në asnjë mënyrë për asgjë, për asnjë lloj kampi refugjatësh.. Madje as për afganët që su morr vesh ku përfunduan të gjithë ata që erdhën. Problemi kryesor është që Rama nuk pyet më njeri, pra i merr vendimet si Enveri, madje më keq, se Enveri kishte ndonjë komision që pyeste dhe bashkëvepronte me ta. Kurse këtij Skënderbeu me atlete i vijnë urdhrat nga jashtë dhe firmos e vulos si padrino i Shqipërisë.
    Për t’u kthyer te argumenti i ngjashmërisë. Pra, edhe pse Rama ka akumuluar tërë këtë pushtet, frika gjithmonë e më shumë shtohet se mos rrëzohet, se mos demaskohet kryesisht ndërkombëtarisht (edhe pse mbreti tashmë është lakuriq para popullit). Atëherë duke mos pasur përmbajtje, duke qenë bosh nga brenda, një ngrehinë e ngritur në rërë e pa themele, ka nevojë për fasadë, dhe i pari që duhet ta japë këtë siguri brenda dhe jashtë vendit është Edi Rama, i cili duke qenë edhe i lajthitur (e me dëshirën për të hyrë në histori), tenton t’i japë vetes një imazh të konsoliduar e të pamohueshëm dot nga askush sepse i ka vlerësuar historia dhe bota. Është rasti tipik i një gënjeshtre që do t’i ngjajë një personazhi të vërtetë. E ku ka më mirë se t’i ngjajë Ismail Qemalit dhe Skënderbeut? Kështu do duket si baba i kombit njësoj si ata. Sigurisht duke u ngjasuar në Skënderbe, ka nevojë për personazhet mbështetës të teatrit të tij, për Mamicën, për “fisnikët” e tij (të aferave), që i mburr e i bën bashkë nëpër dreka e darka vend e pa vend e pastaj i çon në burg për të shpëtuar kokën e vet. Nëse Rama dhe aktiviteti i tij në pushtet do kishin një përmbajtje, nuk do kishte nevojë për shëmbëlltyra me personazhe historikë. Është nevojë ekzistenciale e gënjeshtarëve të mëdhenj që abuzojnë masivisht me pushtetin, pushtet që mbahet me krim, para të pista, mafie, media të kapura me të cilat bën propagandë sikur çdo gjë vete vaj. Kjo propagandë sigurisht nuk do i shpëlajë trurin gjithë shqiptarëve (të cilët në pjesë të madhe janë shpopulluar), por mjafton sa për siguri të qetësisë së pushtetit të “mbretit”, që përditë tenton të kontrollojë çdo qelizë të funksionimit të ekonomisë dhe shoqërisë. Mjafton që të fryhet administrata sa më s’ka me militantë të cilët do jenë peng të vendit të punës dhe rrogës që marrin ose përndryshe shpopullohen. Me këtë logjikë, në mungesën e një opozite serioze dhe të pakorruptuar, selektivitetin e “drejtësisë së re”, me këtë skemë sundimi kleptokratik, pushteti riciklon veten dhe e konsolidon përherë atë në masë më të madhe. Mjafton mos i shiko punën por gunën. Dhe Ramës i ka ngelur vetëm halli si do mbulojë gjithë këtë fasadë boshe! Çfarë maske të vëjë, të Ismailit apo të Skënderbeut?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *