• |
ide | kryesore

Salianji: Çfarë duhet të dini për shkarkimin e Met Rrumbullakut si drejtor policie

Arkiva, Lajme, Të fundit
Salianji



Deputeti i PD-së, Ervin Salianji në një dalje për mediat foli mes të tjerash edhe në lidhje me largimin nga detyra të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Ai u shpreh lajmi për dorëheqjen e tij nuk është i vërtetë, por se është larguar nga posti “me ceremoni”.

“Jam i bindur që është shkarkim me ceremoni. Largimi i detyruar, ka pasur një drejtor të përgjithshëm dy vite më para që nuk pranoi të jepte dorëheqje, është e njëjta skemë. Tre drejtorët e fundit u detyruan të dorëhiqeshin. Ka një muaj që flitet, nuk ka njeri që nuk e di. Flitet që ministri ka një muaj që është mbyllur në zyrë për t’u fshehur nga ngjarjet kriminale se ka frikë vetë dhe nuk takon asnjë zyrtar të lartë sepse po bën plane me disa që as nuk janë në policinë e shtetit për të bërë emërime”, u shpreh ai.


3 Comments

  1. Hajdut ,lidhje me krimin ,dhe sigurisht ka ngrene …derdha rrush dhe ca kajsia prapa shpines se ,,skenderbeut”.

  2. Plas në PD? Zëdhënësi i Berishës sulmon Tritan Shehun: Duhet të kishte varur xhaketën!Kur e thote lela eshte e vertet,por lela nuk e ka pyetur salihun per tritanin e preshit lushnjar.Rrumbullaku ishte te tavolina raspodike e 2013 mos harro shpellkar.

  3. Babale. Babale. Babale
    Ky sikur eshte i denuar me vendim gjykate.
    Dhe po ben cmos qe mos te behet gjyqi ne apel.
    Prandaj nuk behet ajo parti. Se ka ngelur me njerez pa karakter dhe pa cip.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *