• |
ide | kryesore

Ermira, te te munde nje grua

I pakategorizuar
b_7343.jpeg



39Ish-deputetja e BDI’së në Parlamentin e Maqedonisë, tani bartëse e listës në njësinë numër 1 për zgjedhjet e parakohshme, në një intervistë për Gazetën Express, flet për veten dhe për subjektin politik të cilit i takon, për mesazhet që i sjellin BDI dhe ajo vetë përpara shqiptarëve, për jo-korrektësinë që po e karakterizon skenën politike shqiptare në Maqedoni, për “laboratorët që prodhojnë mjegull”, për qëndrimin ndaj ndjenjave fetare të elektoratit…

 
Express: Ju jeni bartëse e listës se Bashkimit Demokratik për Integrim në njësinë zgjedhore numër 1, që konsiderohet si njëra nga njësitë më të komplikuara për të dhënë mesazhin politik po edhe për të pranuar atë. ). Pse pikërisht ju dhe çka ofroni për votat të cilat kërkoni? Duket se do jetë mjaftë vështirë kësaj radhe?
 
Ermira Mehmeti: Bashkimi Demokratik për Integrim tradicionalisht ka qenë fituese në këtë zonë, bile edhe në kohët kur I kanë qëndruar karshi figura shumë të njohura e me autoritet në këto anë dhe kur strukturat e kundershtareve tanë kanë qenë vërtetë respektabile. Mandatin tim të parë si deputete e kam fituar pikerisht në këtë zonë, anipse kam qenë e e dyta në listë. Pra, e njoh mirë këtë njësi, më lidhin shumë gjëra me njerëzit e saj. Tani që po rikthehem të kërkoj votën e tyre si bartëse e listës, kuptohet se më shtohet përgjegjësia. Vota e këtyre njerëzve me të cilët unë jetoj dhe me të cilët I kam ndarë përherë të gjitha hallet është në rend të parë për BDI, për subjektin politik të cilit unë I takoj e I cili ka bërë të pamundurën që edhe njësisë numër 1 sikur edhe të gjithë shqiptarëve të Maqedonisë t ‘ju ofrojë zgjidhje dhe mundësi për një jetë më të dinjitetshme e më të begatë. Pra, ballëlartë e me dinjitet dal para votuesve shqiptarë të kësaj njësie dhe të cilësdo njësi ku jetojnë shqiptarë, e sigurtë se do fitoj bindshëm bashkë me partinë time. Dhe, nuk do fitoj për shkak të fjalëve boshe, do fitoj sepse me BDI dhe me mua do të fitojë oferta e vërtetë, integrimi euroatlantik dhe ardhmëria e ndritshme e shqiptarit. A do jetë më vështirë kësaj radhe ? Asgjë në politikë nuk të ofrohet e gatshme,në tepsi, duhet luftuar dhe duhet dalur fitues nga lufta. Edhe unë, edhe BDI e dijmë fortë mirë se si fitohen luftërat politike, për ato të tjerat të mos flasim. Pse pikërisht unë në njësinë 1, më pyetët. E pse jo, po ju pyes unë juve?
 
Express: Do i rrënoni barrierat që me vite po ia vendosin subjektit të juaj politik kundërshtarët e konceptit eurointegrues ? Çka në të vërtetë po synoni ju dhe cili është çelësi që duhet përdorur në këtë turlitavë politike, etnocentrike, neoromantike, kriminale, koruptive…
 
Ermira Mehmeti: Po pritni t’ju përgjigjem shkurt anipse ju më shtruat ,në fakt, pesë pyetje ? Më mbeteni borxhli një intervistë më të gjatë që të sqarohem përpara opinionit. Por, sidoqoftë, dëshiroj të them qartë atë që kam tentuar ta profiloj gjatë këtyre viteve të ekzistimit tim në politikë. Pra, po theksoj se në kodin tim politik është e regjistruar përpjekja dhe synimi jo për të rrënuar diçka, qofshin ato edhe barriera. Ai koncept është arkaik dhe nënkupton dhunë dhe mund të panevojshëm në fund të të cilit sërish do të hasni në një barrierë më të madhe që e vendosin njerëz që kanë të bëjnë me elementet që përmendët në pyetjen e juaj. Unë dëshiroj të hap barrierat, dëshiroj që subjekti im politik dhe populli im të kalojë lirshëm e me mençuri vështirësitë që I paraqiten . Nëse ju keni gjetur çelësin për të hapur një barrierë, të dytën, të tretën, kundërshtari I juaj do të dorëzohet. Politika është, megjithatë, mjeshtri.
 
Express:Të gjitha vlerësimet janë se kësaj here do kemi në Maqedoni një fushatë tejet të ndyrë dhe jokorrekte. Ju vetë ishit cak i më tepër akuzave të orkestruara në periudhën e fundit. Kush vlerësoni se qëndron pas tyre dhe cili ishte qëllimi I tyre ?
 
Ermira Mehmeti: Shikoni, unë në princip nuk merrem me fëlliqësira sepse ato flasin për njerëzit që I përhapin dhe merren me ato. Kësaj here isha e detyruar ti shkoj deri në fund punës e ti detyroj të demantojnë e të kërkojnë falje ata që e sajuan trillin. Pas këtyre pisllëqeve qëndrojnë pisat, kuptohet, qëndrojnë njerëz të frustruar e të kompleksuar, dështakë, varfanjakë intelektual, shërbëtorë të dreqit e të birit, ata që nuk mund të përpijnë faktin se një femër shqiptare mund ti superojë intelektualisht. Në kohën kur portat e internetit janë hapur për çdokënd dhe kur gjithfarë dallaverxhiu pretendon të bëhet gazetar, kur shërbime të ndryshme sekrete po e punojnë internetin si bahçen e babës dhe kur anonimusë dëshirojnë të zbrazin komplekset e tyre duke u fshehur pas nofkave , çdo gjë është e mundur. Por, ja ku jam, më e fortë se asnjëherë tjetër, e gatshme të luftoj çdo padrejtësi, trillim, gënjeshtër dhe plan të përpiluar në laboratorët e prodhimit të mjegullës qoftë nga ana e albanofobëve, qoftë nga kundërshtarët e opsionit politik të cilit I takoj, qoftë nga mjeranët që e hudhin gurin për të lënduar padrejtësisht një grua dhe, si qyqarë që janë, e fshehin dorën. Fakti që unë po dal në betejë në këto zgjedhje flet çdo gjë. Ku janë qyqarët e mjeranët, nuk e di.