• |
ide | kryesore

2 viktima nga xhelozia

I pakategorizuar
Mirdite.jpg



Mark Biba kishte planifikuar gjithcka. E kishte marre bashkeshorten e tij, Gjysten 47 -vjecare nga Durresi, ku jetonin prej 13 vjetesh dhe e kishte derguar ne nje stan, ne fshatin Domigjon te Mirdites. Dyshonte se ajo kishte nje lidhje jashemartesore. Ndaj, larg syve te njerezve, e vrare me thike. Pak pak kohe i ka dhene fund edhe jetes se tij. Eshte vetevarur ne nje peme. Gjithcka ka shkuar ashtu sic e kishte planifikuar. Se cfare kishte patur nder mend te bente, e ka shpjeguar ne nje leter te shkruar per djemte. U kerkon te mos merziten nga kjo ngjarje. U shpjegon edhe arsyen e ketij vendimi. Letra eshte gjetur nga policia, e cila, per ngjarjen u njoftua nga disa banore qe kishin pare trupin e pajete te 50 -vjecarit te varur ne peme. Permbajtja e saj mbahet sekret, por keto pak detaje u bene te ditura nga burime prane grupit hetimor. Sipas tyre, motivi i vrasjes se dyfishte ka qene xhelozia.