• |
ide | kryesore

Berluskoni ushqen të sëmurët

I pakategorizuar
b1.jpg



Silvio Berlusconi arriti një cerek ore përpara  orës se caktuar 9 30 në institutin Sacra Famiglia në Cesano Boscone,  atje ku i është caktuar të kryeje dënimin për fshehjen nga taksat të kompanisë mediaset. Kavalieri, që ndejti për katër orë në këtë klinikë sociale, dhe u shoqërua nga një infermiere, u paraqit me një kostum elegant blu të errët dhe deklaroi se ai do të vinte në shërbim të sëmurëve me Alzaihmer, të gjithë kujdesin që i kish mësuar në vegjëli nëna e tij. Për fshehjen e taksave të gjigantit televiziv Berluskoni u dënua për herë të parë në kalvarin e tij me drejtësinë italiane me një vit e gjysëm burgim, por për shkak të moshës të tij të thyer ky dënim u shndërrua në detyrimin për punë sociale. Berluskoni do të paraqitet në institurtin Sacra Famiglia katër herë në javë për ti shërbyer ushqimin të moshuarve që nuk arrijnë ta njohin. Përpos këtij procesi ai ka edhe shumë llogari të tjera me drejtësinë italiane. Më i vështiri për të është ai ku akuzohet për mardhënie seksuale me minorenë, dhe pikërisht me vajzën afrikano veriore Rubi