• |
ide | kryesore

Cfarë i tha Meta Ramushit?

I pakategorizuar
Meta-Haradina (5) copy.jpg



Ilir Meta dhe Ramush Haradinaj u takuan në Tiranë, ku lideri i AAK –së gjendej për të marrë pjesë në promovimin e një libri të shkruar për të. Kryetari i Kuvendit tha se kishin diskutuar për të ardhmen e Shqipërisë,  Kosovës dhe rajonit. Një cështje të rëndësishme kishin zënë edhe zgjedhjet e parakohëshme të 8 qershorit që do të mbahen në Kosovë. Ndërsa lideri i AAK –së tha se sa herë vinte në Tiranë dhe e takonte Metën, mësonte dicka dhe kuptonte më shumë për dinamikat ndërshqiptare. Sipas Haradinajt, Meta i ka shpjeguar proceset që e presin Shqipërinë dhe Kosovën në të ardhmen, por pa e specifikuar konkretisht këtë. Mediat nuk patën mundësi ta pyesnin se cfarë i kishte thënë kryetari i kuvendit, pasi nuk ishin të pranishme kur u bë deklarata e tyre, e cila u regjistrua nga një kamera e parlamentit.