• |
ide | kryesore

“I dërguari i Zotit” kapet në Elbasan

I pakategorizuar
dua..1.jpg



Një 39 –vjecar u arrestua nën akuzën për nxitje të urrejtjes dhe grindjes për shkak të racës, fesë dhe etnisë. Ilirian Hida ishte xhama – larës, por edhe predikues feje, sic pretendon vetë. Ai predikonte për llogari të “Kishës së Lirë të Apostujve të Pentagonis”, një sekt i panjohur deri më tani. Por Hida u arrestua pas disa denoncimeve të mbërritura në policinë e Elbasanit nga disa familje, sipas të cilave, ai kishte rekrutuar vajzat e tyre dhe u mësonte të shkëputeshin nga shoqëria. Predikimet kryheshin në shtëpinë e tij. B.F ka thënë në polici se Hida u kishte kërkuar vajzave të tij që të mos e respektonin atë. Q.A thotë në denoncimin e tij, se vajza e tij është diplomuar prej 3 vjetësh, por refuzon të punojë, pasi sipas saj, këtë ai ka kërkuar zoti përmes predikuesit 39 –vjecar. H.SH ka thënë se vajza e tij ka filluar të shfaqte shqetësime që pas takimeve me Hidën. Policia do të marrë në pyetje edhe vajzat, në përpjekje për të zbardhur aktivitetin e predikuesit, që tashmë duhet të përgjigjet para drejtësisë në tokë.