• |
ide | kryesore

Ja kush i pa avionët e drogës

I pakategorizuar
Gjader.jpg



Ish –Ministri i Mbrojtjes Arben Imami i është përgjigjur kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme për të vënë në dispozicion të dhëna mbi akuzat që ai dhe opozita kanë ngritur për përdorimin e mundshëm të infrastrukturës ushtarake për trafik të lëndëve narkotike.

Ai i ka dërguar një letër Prokurorisë, në të cilën shpjegon se informacionin e ka marrë nga ish –punonjës të policisë, të shkarkuar nga detyra pas ardhjes në pushtet të së majtës.

Imami nuk përmend emra në letër, por prokuroria ka nisur ndërkohë të kryejë verifikimet.

Një burim pranë prokurorisë bëri me dije se informacione kanë mbërritur edhe nga institucionet që u është kërkuar të bashkëpunojnë për këtë cështje.

SHISH i kishte dërguar një letër Ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli, me anë të së cilës e vinte në dijeni se kishte dyshime të forta se avionë që transportonin drogë kishin përdorur pistën e bazës ushtarake të Gjadrit, në Lezhë.

Mazhoranca ka mohuar të ketë fakte dhe ka hedhur poshtë cdo mundësi të përdorimit të kësaj piste nga të tillë avionë, por pak ditë më parë vendosi blloqe betoni për të penguar uljen e tyre.

Me nismën e mazhorancës, parlamenti ka ngritur një komision hetimor për të hetuar këtë cështje, i cili pritet të konsituohet sot ( e premte ).