• |
ide | kryesore

Unë e vrava “Sandokanin”

I pakategorizuar
geci.jpg



“Kam vrarë Abedin Rexhë Sandokanin, por këtë e kam bërë në vetëmbrojtje”, kështu ka deklaruar para mediave në Kosovë ish-deputeti i LDD’së, Gani Geci. Në një konferencë që ka mbajtur vetëm pak minuta më parë, para zyrave të LDK’së ai ka rikonfirmuar se është vrasësi i Abedin Rexhës-Sandokanit, por e ka justifikuar këtë vepër kriminale se ka ardhur si pasojë për tu vetëmbrojtur. 

Pikërisht për shkak të këtij krimi, Gani Geci, konfirmon se nuk do të garojë në zgjedhjet e 8 qershorit për një vend deputeti në Parlamentin e Kosovës. Por  gjatë kësaj conference ai ka tërhequr vëmendjen se postin e tij ai do t’ia japë vëllait të tij.

Këto deklarata të Gani Gecit erdhen nga faktet e zbuluara kohët e fundit ku EULEX bëri zhvarrosjen e eshtrave të Abedin Rexhës, "Sandokanit".  Abedin Rexhë Sandokani ishte Komandand i UÇK-së, ai u vra 16 vjet më parë. Për vrajsen e tij u ngritën akuza në 30 nëntor 2009 ndaj Gani Gecit. Akuza u bë nga bashkëshortja e heroit që njihej me nofkën “Sandokani”, Sanije Rexha.