• |
ide | kryesore

Ja si ra avioni ne Divjake

I pakategorizuar
avioni i divjakes.jpg



Avioni sportiv "Piper" qe pilotohej nga italiani Giorgio Riformato u ul ne Divjake, ne nje plazh te boshatisur, rreth ores 13.00. Disa makina tip fuoristrade i jane afruar me shpejtesi sapo u ndalua. Deshmitare okulare thone se ishin 5 te tilla dhe se prej tyre u nxorren disa canta qe u ngarkuan ne avionin qe eshte ngritur ne fluturim vetem pas pak minutash. Gjithcka eshte kryer me shpejtesi. Por sapo avioni eshte ngritur, piloti ka kuptuar se nuk mund ta vazhdonte rrugetimin drejt Italise, ku kishte edhe destinacionin, per shkak te peshes. Ndaj eshte detyruar te ulet serish. Ne ulje, ai ka demtuar rroten e pare, e cila eshte thyer. Mendohet se italiani ka njoftuar bashkepunetoret e tij shqiptare per avarine. Fuoristradat jane rikthyer dhe kane terhequr cantat me hashash. Telashet nuk mbarojne ketu. Njera prej fuoristradave prishet ne mes te pyllit.

E gjithe skena eshte pare nga disa banore e madje eshte dokumentuar me foto e me video. Por ata kane frike t'i publikojne pamjet filmike. Policia eshte njoftuar prej tyre dhe ka arritur thuajse 1 ore me pas. Ka gjetur avionin e boshatisur dhe disa kureshtare qe benin foto para tij. Disa metra me tutje eshte gjetur fuoristrada e prishur. Jo shume larg u gjet nje sasi prej 460 kg marijuane.

Mbi veprimet e policise ka shume pikepyetje. Nuk dihet se ku u arrestua piloti italian, pasi ai nuk u gjet prane avionit. U arrestua nje shtetas shqiptar, Saimir Bajrami, 35 vjec, te cilit iu gjeten me vete 27 mije euro. As ai nuk dihet ende se ku u kap.

Mediat nuk u lane t'i afrohen vendit te ngjarjes dhe u mbajten disa kilometra larg. Banoret qe ishin perreth u larguan nga policia. Forca te shumta te policise dhe RENEA e blinduan zonen. Gazetaret u lejuan t'i afrohen avionit te ngecur ne rere vetem pas mberritjes se dy deputeteve te opozites, Oerd Bylykbashi e Gent Strazimiri.

Bajrami flitet se kishte ardhur ne Shqiperi prej 2 ditesh, kohe kur kishte mberritur edhe avioni, i pajisur me leje per te fluturuar ne hapesiren shqiptare me 5 maj. Leja, sipas Aviacionit Civil, i skadonte diten e sotme.

Ministri i Brendshem Sajmir Tahiri, ne nje konference per shtyp mbi ceshtjen, tha se ky avion ishte hera e pare qe ulej ne Shqiperi. Kryetari i Opozites, Lulzim Basha tha se bashke me avionin ka rene edhe qeveria. Sipas tij, qeveria i mbajti larg mediat

kjo ngjarje faktoi se akuzat e opozites per trafik droge me avione qe ulen ne Gjader, Divjake e Kardhiq, jane te verteta. Mazhoranca e quan sukses te policise kapjen avionit. Presidenti i Republikes thirri ne nje takim urgjent Prokurorin e Pergjithshem. Prokuroria e Krimeve te Renda ka nisur hetimet, te cilat pritet te hedhin drite mbi ngjarjen.