• |
ide | kryesore

Histori e pabesueshme. E rrëmben cunami, familja e gjen vajzën pas dhjetë vjetësh.

I pakategorizuar
cunami.jpeg



Një vajzë indoneziane e marrë me vete nga ujërat e cunamit të vitit 2004, është gjetur një dekadë pasi familja e kishte konsideruar të vdekur.  “Zoti na ka dhënë një mrekulli,” thotë Jamaliah, nëna e Raudhatul Jannah, e cila kishte humbur kur ajo ishte vetëm 4 vjeç. Jannah dhe vëllai i saj 7 vjeçar u rrëmbyen nga dallgët që u përplasën pas shtëpisë së tyre në 26 Dhjetor 2004.

Jamaliah, 42 vjeç, dhe bashkëshorti i saj i mbijetuan cunamit që vrau dhjetëra mijëra në Aceh, në ishullin perëndimor të Sumatras. Ata prej kohësh kishin hequr çdo shpresë për të gjetur fëmijët e tyre gjallë. Por në qershor, vëllai i Jamaliah dalloi në një fshat një vajzë që po kthehej në shtëpi pas shkollës, e cila kishte një ngjashmëri të jashtëzkonshme me Jannah. Ai hetoi mbi vajzën që i ngjante aq shumë mbesës së tij dhe zbuloi se ajo ishte “marrë”nga cunami nga Aceh dhe ishte hedhur në një ishull të largët në pjesën jug-perëndimore të provincës. Një peshkatar e kishte shpëtuar vajzën e vogël, atëherë vetëm 4 vjeç, dhe pasi e kishte nxjerrë në tokë e kishte çuar tek e ëma e cila e kishte rritur si vajzën e saj.  

Pasi prindërit e vërtetë të vajzës u lajmëruan për këtë zbulim, ata nxituan për ta takuar, aty ku ajo jetonte. “Bashkëshorti im dhe unë jemi kaq të lumtur!” thotë për AFP Jamaliah “I jam shumë mirënjohëse zotit që na e ktheu fëmijën pas 10 vjet ndarje. Thashë se do më pushonte zemra kur e pashë, aq fort më rrihte dhe lotët rridhnin lumë, nuk kisha kontroll mbi to”

Jannah, e cila ishte quajtur nga e moshuara që e rriti Wenni, u kthye të mërkurën në fshatin e saj për të qëndraur me prindërit. Familja tani beson se edhe vëllai i saj, Arif Pratama Rangkuti, ka mbijetuar pasi u përpi nga dallgët por vendndodhja e tij nuk dihet. Cunami vrau më shumë 170,000 njerëz në Aceh dhe dhjetëra mijëra të tjerë në vende të tjera në Oqeanin Indian.