• |
ide | kryesore

Jugu pa drita në mes të sezonit turistik

I pakategorizuar
pa drita.jpg



Për shumëkënd që e viziton Shqipërinë për herë të parë është krejtësisht e pakuptueshme se si mund të pretendosh të bësh turizëm në një vend që nuk siguron dot as energji elektrike. Energjia vazhdon të mungojë në jug të vendit dhe jo vetëm. Nën justifikimet se kryhen remonte, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë, tashmë kompani tërësisht shqiptare, e ndërpret furnizimin me energji në orare të caktuara, në qytete të ndryshme nga veriu në jug. Mbrëmjen e shkuar, Dhërmiu, ndër plazhet më të frekuentuar dhe elitarë të Rivierës, mbeti në terr për disa orë. Pushues vendas e të huaj nisën të postojnë foto në rrjetet sociale. Foto tërësisht në errësirë, ashtu siç qëndruan për orë të tëra dhe për të shprehur protestë se mungesa e energjisë po u prish pushimet. Ndërprerja e energjisë ishte e paparalajmëruar dhe nuk dihet ende për çfarë arsye është bërë. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë njoftoi paradite për një avari në Elbasan, por nuk pati asnjë njoftim për ndërprerjen e energjisë në bregdet.