• |
ide | kryesore

Biznesi i seksit, si po e liberalizon teknologjia profesionin më të vjetër në botë

I pakategorizuar
The Economist.jpg



Interneti po e bën shitjen dhe blerjen e seksit më të lehtë dhe më të sigurtë. Qeveritë duhet të heqin dorë nga përpjekjet për ta ndaluar këtë.

Shëtitëse rrugësh, kabinat telefonike të suvatuara me fotot e gjinjve dhe të pasmeve janë imazhi absolut i prostitucionit. Por kjo nuk është arsyeja e vetme pse qeveritë zgjaten në debatet për caktuar zonat e tolerancës dhe për të licencuar aktivitetin. Kur vjen puna për gjykimin, vijnë ndasitë. Puritanët mendojnë se gratë që shesin seks janë mëkatare dhe mendjehapurit mendojnë se janë viktima. Realiteti është me shumë nuanca. Disa prostituta vërtet vuajnë nga trafikimi, shfrytëzimi apo dhuna. Abuzuesit e tyre duhet të përfundojnë në burg për krimet e tyre. Por për shumë njerëz si meshkuj dhe femra, seksi është një lloj pune. Hulumtimet nuk kanë gjetur fakte se të gjitha prostitutat janë viktima. Dhe kjo bëhet më e vështirë po të shohësh tregun e seksit online. Ka plot faqe personale, ku prostitutat mund të tregtojnë vetën e tyre, madje duke ndërtuar edhe markën e tyre. Faqet online të seksit kanë sjellë reagime të besueshme të konsumatorëve për tregtinë komerciale në internet. Nga ky evoluim, shërbimet e seksit janë përmirësuar edhe më shumë. Kjo mënyrë tregtie të jep shansin për analiza të sakta. Online ke të dhëna për çmimet, shërbimet dhe karakteristikat personale nga një vend i madh që ofron 190 mijë profile të prostitutave. Rezultatet tregojnë se zotërinj të vërtetë preferojnë biondet, të cilat janë të kërkuara 11% më shumë se brunet. Por profesioni, me gjithë zhvillimin që po ka nga interneti, duket se është bërë edhe më i sofistikuar. Vetë prostitutat sillen si përkthyese të pavarura në tregjet e tjera të punës. Ato organizojnë turne dhe marrin rezervime online, tentojnë të performojnë si muzikante apo balerina. Në fund zgjedhin të specializohen për një nga këto profesione. Më pas ato i ushtrojnë të dyja profesionet njëherësh, prostituimi mund të bëhet edhe me kohë të pjesshme, sidomos nëse bëhen më fëmije. Shumë prej tyre po synojnë edhe diplomimin, për t’u përshtatur kështu më gjerë në tregun e punës.

Punë -dore e padukshme

Moralistët do të vajtojnë për zhvillimet e online, sepse kjo do të shkaktojë një rritje të fuqishme të tregtisë së seksit. Blerësit dhe shitësit do t’i gjeni më lehtë për të përmbushur nevojat dhe për të bërë marrëveshje. Furnizueset e reja do të hyjnë në një tregti që është duke u bërë më e sigurt dhe më pak vulgare. Konsumatorë të rinj do të gjejnë rrugën e tyre të prostitutave, pasi ata do ta kenë shumë më të lehtë të gjejnë saktësisht shërbimet që dëshirojnë dhe të konfirmojnë cilësinë e tyre. Tutorët duhet të dridhen, pasi interneti do të minojë pushtetin e tyre mbi tregun. Por të gjithë të tjerët duhet të mbushen me gëzim. Seksi i rregulluar online dhe i shitur në një apartament ose dhomë hoteli është më pak i mërzitshëm për të tretët, sesa shtëpitë publike apo bulevardet me drita të kuqe. Mbi të gjitha, ëeb-et do të bëjnë më shumë ndaj prostitucionit të sigurt sesa çdo ligj ka bërë ndonjëherë. Tutorët kanë më pak të ngjarë të jenë abuzivë nëse prostitutat kanë një rrugë alternative të tregut. Faqet e specializuara do t’u mundësojnë blerësve dhe shitësve për të vlerësuar rreziqet më saktë. Faqet e internetit janë të tilla që shkëmbimi i identitetit të njëri-tjetrit shoqërohet me rezultatet e testeve seksuale-shëndetësore. Qeveritë duhet ta kapin këtë moment për të riparë politikat e tyre. Ndalimi, qoftë i pjesshëm ose i plotë, ka qenë një gjë pa vlerë. Ai e ka lënë të shtypur tregtinë e seksit. Edhe pse prostitucioni është i paligjshëm kudo në Amerikë, përveç Nevadës, shifrat flasin se tregtia e prostitucionit në vit shkon në 14 miliardë dollarë në vit në mbarë vendin. Llogaritjet më të fundit në Britani, ku prostitucioni është i ligjshëm, por kodoshët dhe bordellot nuk janë të ligjshëm, sugjerojnë se duke përfshirë edhe këto, shifrat e PBB-së do të rriteshin të paktën me 5.3 miliardë. Nëse do të ndalohej, rezultatet do të ishin të shëmtuara. Dhuna ndaj prostitutave nuk dënohet, sepse viktimat që jetojnë në këtë mënyrë nuk kanë gjasa për të kërkuar drejtësi, ose për ta marrë atë. Problemi i turizmit seksual shqetëson vendet si Holanda dhe Gjermania, ku pjesa ligjore e industrisë është edhe e kufizuar fort dhe shumë e dukshme. Që të frenojnë këtë lloj tregtie, vendet e zhvilluara kanë përdorur disa mënyra, duke penalizuar blerjen e seksit në vend të shitjes së tij. Suedia ishte i para në vitin 1999, e ndjekur nga Norvegjia, Islanda dhe Franca. Po kështu dhe Kanadaja, e cila ka rishkruar ligjet në vija të ngjashme. Parlamenti Europian dëshiron që “modeli suedez” të aplikohet për të gjithë BE-në. Aktivistët në Amerikë janë duke bërë thirrje për të njëjtën qasje.

Seksi shet, dhe gjithmonë do të shesë

Ky konsensus i ri është devijuar si një çështje ndryshe në parime dhe tjetër në praktikë. Ndalimi i blerjes së seksit është një nismë mendjengushtë për të ndaluar shitjen e tij. Kriminalizimi i klientëve do të përjetësojë idenë e të gjitha prostitutave si viktima të detyruara në tregti. Disa, sigurisht janë nga bashkëshortët e dhunshëm, njerëzit trafikantë, ose nga varësia e drogës. Por ka tashmë ligje të ashpra kundër sulmeve dhe trafikimit. Viktimat kanë nevojë për trajtim, dhe jo vetëm për dënim me burg ndaj klientëve të tyre. Qëllimi i Suedisë është që të zhdukin prostitucionin, duke eliminuar kërkesën. Por tregtia e seksit do të ekzistojë gjithmonë dhe qasja e re nuk ka bërë asgjë për të ulur dëmin që lidhet me të. Prostitucioni në rrugë ra pasi ligji u prezantua, por shumë shpejt u rrit përsëri. Dëshira e kuptueshme e prostitutave të mos shohin klientët e arrestuar do të thotë se ata kanë gjetur një mënyrë më të shpejtë dhe parrezikshme. Projektligjet e Kanadasë do të bëjnë jo vetëm blerjen e seksit të paligjshme, por edhe shitjen gjithashtu. Kjo do të frenojë tregtinë e online dhe faqet e shqyrtimit dhe identitetit e verifikimit të shëndetit. Kjo mënyrë trajtimi do t’i bëjë prostitutat më pak të kujdesshme ndaj shëndetit dhe shërbimeve sociale. Nga ana tjetër, meshkujt në rrezik arrestimi nuk do t’i tregojnë policisë në lidhje me gratë me të cilat shkojnë, pasi ata mund të pohojnë se e kanë bërë me dhunë. Kur ishulli Rhode dekriminalizoi prostitucionin përgjatë viteve 2003-2009, shteti pa një rënie të madhe të rasteve të dhunimeve të raportuara. Prostitucioni është duke lëvizur në internet, pavarësisht politikave të qeverive. Nëse ata përpiqen ta ndalojnë, do të krijojnë kështu më shumë dëme. Në të vërtetë, qëllimi joreal për t’i dhënë fund tregtisë së seksit do të anashkalojë vëmendjen e autoriteteve nga tmerret e vërteta të skllavërisë moderne dhe prostitucionit të fëmijëve. Qeveritë duhet të fokusohen për të dënuar krime të tilla dhe të lënë mënjanë të rriturit që dëshirojnë të blejnë dhe të shesin seks, duke e bërë këtë në mënyrë të sigurt dhe private në internet. (Përkthyer nga MAPO)