• |
ide | kryesore

Erdogan drejt fitores. Turqia drejt një sistemi Presidencial

I pakategorizuar
4469569_5_41e4_a-istanbul-jeudi-7-aout_2d8bb88d8ecf54c59d3bb30abc57b76d.jpg



(E re) Nëse zgjidhet këtë të djelë më 10 gusht, apo dy javë më pas me balotazh, Erdogan nuk do të jetë një president mbi palët. As që bëhet fjalë për të tërhiqet nga manovrat e përditshme politike, ashtu sikurse kanë bërë të gjithë banorët e tjerë të pallatit Çankaja në Ankara. Erdogan, as që e mendon të bëjë rrolin e arbitrit, garantuesin e ekuilibrit dhe ndarjes së pushteteve,ashtu sikurse e parashikon kushtetuta turke .

Ai do të jetë një president aktiv, kjo është në temperamentin e tij, theksoi numri 2 i qeverisë, Bulent Arniç. Edhe gjatë fushatës Erdogan, nuk i ka fshehur qëllimet e tij, për të mos qenë një president kukull. Me këtë zgjedhje vendi do të vendosë për një sisteem presidencial ka theksuar ai gjatë mitingjeve të veta.

 “Shpërtheni kutitë e votimit të dielën dhe jepuni një shpullë demokratike kundërshtarëve tanë”, deklaroi ai në mitingun e së premtes në Ankara.

Edhe dy kandidatët e tjerë zhvilluan takime me zgjedhësit ditën e premte. Ekmeleddin Ihsanoglu vizitoi qytetin e Somas, i goditur në muajin maj nga tragjedia më e rëndë në historinë e minierave turke.

Erdogan është kritikuar për mënyrën e menaxhimit të krizës së shkaktuar në këtë qytet ku gjetën vdekjen 301 persona, dhe gjatë gjithë fushatës ai shmangu takimet elektorale në këtë rajon.

Kandidati i tretë është ai i dalë nga radhët e minoritetit kurd. Selahattin Demirtas zhvilloi mitingun më të madh të fushatës së tij në kryeqendrën e kurdëve, Diyarbakir ditën e premte.

Gara e vërtetë pritet të jetë ajo mes Erdogan dhe Ihsanoglu. Ky i fundit është kandidati i përbashkët i dy partive më të mëdha opozitare, Partisë Republikane dhe ekstremistëve të djathtë të Lëvizjes Nacionaliste.

Ligji elektoral kërkon që kandidati fitues të marrë më shumë se 50 përqind të votave. Nëse ky prag nuk kapet nga asnjëri prej kandidatëve në zgjedhjet e kësaj të diele, atëherë gjithçka do të vendoset në balotazhin e parashikuar për më 24 gusht. Por duhet theksuar se që prej 12 vitesh ne polituikë, Erdogan ka fituar 6 beteja elektorale rradhazi duke u mbështetur kryesisht në islamizmin konservator të shoqërisë dhe në rritjen befasuese ekonomike të Turqisë, që nga viti 2002 kur partia e udhëhequr prej tij AKP, ka marrë pushtetin.

Qendrat e votimit të vendit mbyllën dyert e tyre në orën 17:00 me orë lokale (14:00 GMT) dhe numërimi i votave pritet të fillojë menjëherë, ndërsa rezultati përfundimtar pritet të shpallet sot në mbrëmje.

Sipas vëzhguesve, pjesëmarrja në votim që u zhvillua në mes të periudhës së pushimeve, pritet të jetë mes 70 dhe 75 për qind.

Asnjë incident me rendësi nuk u sinjalizua gjatë votimit nëpërmjet vendit ku 52,7 milionë votues ishin thërritur të zgjidhnin mes kandidatëve, Recep Tayyip Erdoganit, atij të opozitës, Ekmelettin Ihsanoglu dhe atij të minoritetit kurd, Selahattin Demirtas.

Sikurse që favirozohej gjatë fushatës, kryeministri aktual, Recep Tayyip Erdogan, mendohet se do të jetë fitues i këtyre zgjedhjeve, që për herë të parë në Turqi mbahen për të zgjedhur direkt presidentin e vendit.

Mediat turke thonë se Erdogan pritet të fitojë që në roundin e parë, duke marrë kështu më shumë se 50 për qind të votave. Televizioni turk ka thënë se Erdogan do të fitojë me 56 për qind, pretendon Reuters.