• |
ide | kryesore

Rama rifillon lojën e krahasimeve. Poston vetë një video për qendrën arkeologjike

I pakategorizuar
ra.jpg



Kur po bëhet gati një vit në pushtet, kryeministri Rama nuk e ka harruar zakonin e vjetër, atë të fillim shtatorit të kaluar, kur njerzit pranë tij publikuan një numur të madh fotosh, për të treguar se si e kishin gjetur kryeministrinë dhe si do ta ndryshonin atë. Pasi mori një sërë kritikash në publik, për këtë lojë me sipqrfaqe dhe fasadë, Rama u tërhoq disi, duke theksuar, në një intervistë në "Opinion", se fotot në rrjetet sociale nuk i kishte publikuar ai, por njerzit e stafit të tij.

Por sot një vit më pas, ai ka përsëritur të njëjtën praktikë, por këtë radhë me dorën e vet. Ahhhh madje dhe me komentin e vet. Ai ka postuar një video të qendrës për studime arkeologjike, ku në 5 minuta shihet si ka qenë dhe si është ndryshuar kjo qendër dhe objektet që ruhen brenda saj. Rama vetë ka komentuar. "Ja si e lanë thesarin e rrënjëve të atdheut tonë shqiptaromëdhenjtë që sot vajtojnë fatet e Shqipërisë".

Nuk dihet se sa efikase është kjo lloj politike krahasuese për kryeministrin. E para se më shumë se një herë ai vetë ka theksuar se as nuk krahasohet me paraardhësin dhe e dyta sepse ata një miloinë vetë që e fshikulluan Berishën nuk kërkojnë nga Edi Rama të vazhdojë të matet me të shkuarën. 

Por ndoshta postimi i kësaj radhe duhet parë vetëm si kënaqësia e njeriut që ka filluar pushimet. Rama ka disa ditë që është larguar drejt qytetit të Vlorës, ku po shplodhet në ish vilën e Mehmet Shehut, të rindërtuar nga Berisha. Ja dhe vidio kundër shqiptaromëdhejve që ai publikoi