• |
ide | kryesore

Reagon Alketa: nuk më ka ndihmuar Rama në biznesin tim

I pakategorizuar
345226e4-27b7-47f9-b1f7-a484314aeb95---0-.jpeg



Pas lajmeve per perfshirjen e saj ne organizimin e ceremonise se Papes, te botuara nga Lapsi, Alketa Vejsiu eshte pergjigjur permes suplementit ‘Bluetooth’, ku moderatorja ka shpjeguar për publikun të vërtetën rreth kësaj çështjeje. Ajo shprehet se do të ishte ndjerë e lumtur nëse do të kishte mundësi të kontribuonte qoftë dhe me një tufë me lule për ardhjen e Papës, pasi është një ngjarje e rrallë. Por nuk është kompania e saj përgjegjëse për dekorin e Tiranës. 

 
Sipas Alketës një agjenci tjetër është kujdesur ndër vite për eventet qeveritare, duke bashkëpunuar si me të djathë dhe të majtë dhe kurrë nuk është sulmuar për këtë. Më tej prezantuesja rrëfen se nuk është bërë pjesë e asnjë tenderi apo konkursi për të marrë pjesë në dekorin e Tiranës. Ajo është kontaktuar për të dhënë kontributin minimal në një ditë të rëndësishme për shqiptarët. 
 
‘Puna ime është me njerëzit e thjeshtë, janë ata që më kërkojnë dhe e bëjnë punën e kompanisë të suksesshme, eventet qeveritare nuk janë synimi im’. Ajo që unë kam bërë në dekorin e Tiranës për atë ditë të shënuar janë dekorime të thjeshta lulesh dhe karriget në shesh. Kush do të më bjerë në qafë se shqetësohet për suksesin e një vajze që me thonj e ka ngritur punën e saj, le të vijojë. Punën dhe suksesin i kam ndërtuar me vizionin e ‘përmirësimit të standardit të shërbimit në Shqipëri’. Alketa Vejsiu pranon tu përgjigjet edhe akuzave, ku thuhej se e ka fituar këtë kontratë në sajë të miqësisë me kryeministrin Rama. “Politika dhe ngjyrat partiake për mua s’kanë rëndësi fare. Një gjë është e sigurt: E bëj shumë mirë punën time! Konkurrenca është e lirë. Kolegët e mi kanë vite që punojnë në këtë sektor, mos duhet ti vëmë ngjyrë edhe për ta? Të gjithë të punojnë, kush e meriton. Ka ikur koha e monopoleve. 
 
DASMAT MINISTRORE 
Shpenzimet për dasmën ‘marramendëse’ të ministrit Veliaj kanë qenë kryefjala e javëve të fundit. Alketa Vejsiu ka qenë organizatorja e këtij eventi, ashtu si dhe e dasmës së zëvendësministres Xhixho. Alketa mohon zërat për shpenzime të mëdha në këto dy evente. Madje rrëfen se për dy nuset, Alketa dhe u ka dhuruar një prej fustaneve të nusërisë. ‘Ajola dhe Erisa kanë qenë kliente si të gjithë të tjerët. Unë përfaqësoj një biznes që e bën cilësisht mirë punën. Më kanë përzgjedhur me dhjetëra njerëz të thjeshtë e të famshëm për vitin që vjen. Nuk martoj vetëm ministra. Edhe Xhixho edhe Veliaj, kanë paguar shuma normale fare për dekorin. Diçka edhe jua dhuroj njerëzve të thjeshtë apo të famshëm kur e shoh të arsyeshme! Punën e bëj me zemër, paratë vijnë si rezultat, por s’janë qëllim në vetvete. (Poshte shkrimi i botuar disa dite me pare nga www.lapsi.al)