• |
ide | kryesore

Shkëlzen Berisha del hapur: Armina Mevlani është dashuria ime

Arkiva, Paparazzi
10622828_10152450198754472_3705874319702209640_n.jpg



Shkëlzen Berisha pranon publikisht atë që flitej prej muajsh. Bukuroshja 24 –vjeçare, Armina Mevlani është dashuria e tij e re. Ai ka postuar një foto në faqen e tij në Facebook, të shoqëruar me shkrimin “With my love” (me dashurinë time). Armina i është përgjigjur me postimin e një kënge të titulluar “Lovesong” të grupit “The Cure”, me premtimin se do ta dojë gjithmonë, pasi edhe vargu i këngës që përsëritet është “I will always love you” (do të të dua gjithmonë). Djali i ish-kryeministrit e zyrtarizon kështu lidhjen e shumëpërfolur. Ajo që duket, është dashuria që ka mbërthyer çiftin. Ndërsa ajo që nuk kuptohet është se, përse Zeni (siç e thërrasin miqtë), e ka postuar foton në orën 3:00 të mëngjesit.