• |
ide | kryesore

Emina Çunmulaj martohet pas dy javësh fejesë

Arkiva, Paparazzi
emina1.JPG



Vetëm dy javë ka zgjatur fejesa dhe modelja amerikane me origjinë shqiptare nga Mali i Zi, ka lajmëruar se do të martohet. Në foton më poshtë duket unaza me diamantë që ajo mori pas propozimit për fejesë nga i dashuri i saj, me të cilin ka një lidhje disa vjeçare.
Por shumë shpejt nga unaza e fejesës Emina kaloi tek fustani i nusërisë. 
Pas propozimit për fejësë që mori në ditën e lindjes së saj nga biznesmeni i fuqishëm në SHBA, Sam Nazarian, supermodelja shqiptare Emina Çunmulaj ka shpërndarë një foto në profilin e saj në instagram ku thotë se po përpiqet të zgjedhë fustanin perfekt për dasëm. 
Ky lajm surprizë ka entusiazmuar të gjithë ndjekësit e profilit të saj, të cilët kanë filluar ta urojnë. Mos Emina është shtatzënë, pasi menjëherë pas fejesës, pa u mbushur muaji, po planifikon dasmën? Kjo mbetet për t'u parë…