• |
ide | kryesore

E pazakontë, arkivoli me të vdekurin rrëzohet nga makina në mes të qytetit

Arkiva, Pikante
arkivoli.jpg



Një incdident i pazakontë ka ndodhur në mes të Shkupit, kur  një pacient që kishte vdekur në një spital të qytetit, pasi është dërguar pranë familjarëve për funeralin, ka rënë nga makina e funeralit duke u rrëzuar në mes të rrugës.
 
Lajmi është bërë i ditur nga Zhurnal, që shkruan se për shkak të kësaj ngjarjeje është bllokuar bulevardi “Arradhat partizane ”, 3 km në largësi nga Qendra e Shkupit.
 
Në rrugë është ndërprerë qarkullimi i mjeteve, ndërsa ngjarja ka shkaktuar trishtim tek kalimyarët e rastësishëm, ndërsa disa fëmijë janë dëgjuar edhe të bërtasin.