• |
ide | kryesore

Njihuni me murgeshat që kultivojnë marijuanë

Arkiva, Pikante
image.jpeg



Motra Kate dhe motra Darcy janë dy murgesha në Kaliforni që rrisin marijuanën në shtëpinë e tyre. Dy motrat, të cilat jetojnë në një apartament, e kultivojnë marijuanën në garazhd dhe më pas e përdorin për prodhimin e ilaçeve që lëhtësojnë dhimbjet.

Megjithatë, ato rrezikojnë t’u ndërpritet aktiviteti, pasi ligji amerikan nuk e lejon prodhimin e këtyre lëndëve në mjedis privat. Qëkur filluan tregtinë online para 6-muajsh, ato janë bërë shumë të njohura. Medikamentet që prodhohen nuk e kanë elementin që shkakton efektet tipike të marijuanës. Duke qenë se qëllimi kryesor i tyre është lehtësimi i dhimbjeve, dy murgeshat janë duke e kundërshtuar vendimin për mbylljen e aktivitetit.