• |
ide | kryesore

Edi Rama shkon t’i votojë delegatët me këpucët e kuqe dhe xhupin e Lacios

Arkiva, Pikante
kepucet e kuqe.jpg



Edi Rama u shfaq i shpenguar rrugëve të Surrelit, sot në mëngjes. Këtë të shtunë, kishte zgjodhi të veshë një palë këpucë të kuqe dhe një xhup sportiv me stemën e Lacios. Para kamerave, dha idenë e një njeriu krejt të çlirët dhe të qeshur, pavarësisht se përpara ishte një proces votimi dhe numërimi. Duke luajtuar para kamerave me fletën e votimit, Rama kërkoi të duket moskokëçarës për rezultatin, që do t’i japë vota e socialistëve.

Një shpjegim mund të jetë se është i bindur tek mbështetja absolute e socialistëve, tek besimi ndaj reformave dhe reflektimi i tyre në Kongres. Një shpjegim tjetër mund të jetë, se moskokëçarja i vjen nga një rezultat i sigurtë, që vjen nga skema votimi si ajo e Durrësit. Ose ndoshta, Edi Rama është në ankth para këtij Kongresi, sepse socialistët nuk e mbështësin me të njëjtën verbëri si 7 vjet më parë, kur i dhanë mbi 93% të votave. Nuk ka përballë një Maqo Lakror, por një Ben Blush. Ndoshta kërkon të fshehë shqetësimin se ka 3 vjet në pushtet. Shumë premtimeve i ka dalë boja. Ajo bojë që i ka dhënë ngjyrë këpucëve të tij të kuqe.