• |
ide | kryesore

Diell Çela flet për grushtat e deputetit të çamëve: Qifja nuk është burrë!

I pakategorizuar
aqif-rakipi.jpg



Kreu i PD-së në Peqin, Diell Çela tha se nuk ka bërë kallëzim në polici për ngjarjen, ku deputeti i PDIU-së dhe vëllai i tij e rrahën në një lokal. Shkak i rrahjes është bërë një protestë që po organizon Partia Demokratike në Peqin tha Çela. “Siç ka thënë Ristani, në Pajovë në 6 të darkës, në lidhje me një protestë që PD do zhvillojë të enjten para bashkisë. Meqënëse Bashkinë e ka PDIU-ja këta u acaruan, ‘nuk ju lejojmë do ju vrasim do ju bëjmë’, deklaroi Çela. Partia Demokratike ka denoncuar publikisht deputetin Aqif Rakipi dhe vëllanë e tij sepse sipas saj, kanë rrahur barbarisht kryetarin e PD-së së Peqinit për motive të pastra politike. I pyetur nëse ka një mesazh për Aqif Rakipin, kreu i PD-së së Peqinit ka deklaruar Po ca i them, vetëm burrë nuk është, kaq”