• |
ide | kryesore

Ekskluzive/ Zbulohet arsyeja përse Erion Veliaj i rriti taksat për lokalet

Arkiva, Pikante
qeni.jpg



Erion Veliaj ka thënë se e rriti taksën për lokalet që shfrytëzojnë hapësirat publike me qëllim që t’i lirojë ato dhe t’ua kthejë qytetarëve. Pakkush e besoi këtë, por Veliaj këmbënguli se kishte të drejtë. Tani që taksat kanë hyrë në fuqi disa nga bizneset i kanë hequr tavolinat e vendosura në trotuare e pedonale, duke i dhënë të drejtë kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Dhe ja si po përdoren sot këto hapësira. E tregon fotoja ekskluzive e mësipërme. Menjëherë sapo janë hequr tavolinat, në to kanë vëshuar qentë e rrugës, të cilët, po i përdorin këto hapësira si mjedise intimiteti, pasi me ardhjen e Veliajt në krye të bashkisë ata janë shumëfishuar, ashtu si taksat. Erion Veliaj tha se nga tavolinat në rrugë shqetësohen vajzat, që ngacmohen nga pijanecët që rrinë nëpër lokale. Me tavolinat janë hequr edhe pijanecët, por me sa duket jo shqetësimi për vajzat e çdo qytetar tjetër të Tiranës. /Lapsi.al