• |
ide | kryesore

“Kur bën dashuri më mendon mua”, Stefi Prifti sqaron sherrin me Alketën

Arkiva, Paparazzi
stefi prifti.jpg



Fraza që për shumë nga publiku u komentua skandaloze ka marrë një përgjigje nga vëllai i Endrit, protagonistit të mbrëmjes së parë në spektaklin “Your Face Sounds Familiar”. Në fakt, sherri mes Alketës dhe vëllait të vogël korçar duket se nisi kur ky i fundit i bëri një kompliment prezantueses, e cila nga ai moment e deri në fund, e ofendoi Endrin, ndër të tjera duke i hequr edhe të drejtën e mikrofonit. Për Stefi Priftin, episodi i batutës ishte thjesht në shqipërim të këngës së Vasco Rossit, “Siamo Soli.

“Dua te shtoj dicka, lidhur me prononcimin tim te mbremshem, per incidentin Endri Prifti-Alketa Vejsiu, ne spektakli me i ri (dhe per mua format i bukur), ne tv Klan.
Per te gjithe ata qe, ne nje moment, menduan se Endri “egzagjeroi” ne pergjigjen e tij, kur u pyet se c’fare thote teksti! Per fat (edhe pse nuk e di gjuhen, gjithmone dikush do te gjendet ta perktheje dhe ne, patjeter do te dime thelbin e permbajtjes se saj), ai dha pergjigjen me te vertete dhe te sinqerte.
Per te gjithe ata qe nuk e dine tekstin e kenges se Vasko Rosit, ja strofa…

Marre nga teksti origjinal i kenges fjale per fjale

Ehh! non è mica facile
fai lamore e
e non pensi a me

Ehh!Nuk eshte aq e thjeshte
ben dashuri
dhe nuk mendon per mua…………” – shkruan Stefi Prifti në facebook.