• |
ide | kryesore

VIDEO/ Rama i rënduar në Shkodër, e bën Bruno Shllakun poet dhe shkrimtar

I pakategorizuar
asdfgfdtyui.JPG



Gjatë takimit të sotëm në Shkodër, kryeministri Edi Rama i ka dhënë një kartë anëtarësie në PS edhe aktorit Bruno Shllaku, por ndërkohë në fund të fjalës së tij Rama e ka ngatërruar me shkrimtarin Primo Shllaku.

Bruno të falenderoj shumë. Është kompliment për mua që të të kemi një nga të rinjtë që na bashkohen. Mirë është ta heqim këtë zoti Rama. Më thuaj thjesht Edi. Sepse sido që të vijnë punët kryetarët shkojnë e vijnë, ndërsa poetët dhe shkrimtarët janë aty përgjithmonë”, i ka thënë Rama aktorit shkodran.

Shihni videon, në të cilën kryeministri i kthen përgjigje edhe deputetes Mimoza Hafzi për çështjen e zgjedhjes së kryetarit të PS-së./LAPSI.AL/