• |
ide | kryesore

Kritika të ashpra dhe tallje për Eneda Tarifën në Eurovision

Arkiva, Paparazzi
Eneda-Tarifa-1.jpg



Eneda Tarifa e ka kthyer ‘Përrallën’ në një këngë horror! Ky është konstatimi që ‘wiwibloggs’, faqja më e famshme e parashikimeve dhe kritikave, dedikuar pjesëmarrësve në “Eurovision”, ka bërë mbi versionin anglisht të këngës përfaqësuese të Shqipërisë. Djemtë e blogut kanë dëgjuar të dyja versionet e këngës duke e cilësuar versionin shqip shumë herë më të mirë se sa ai i në anglisht. Ata shprehen se Eneda është një këngëtare shumë e mirë, por versioni i ri i këngës është një dështim. Ata nuk kanë nguruar ta imitojnë në mënyrë tallëse teksa këndojnë refrenin e këngës. Po ashtu ata kanë ironizuar edhe veshjet e këngëtares në klip. Veç të tjerash ata kanë vënë në dukje edhe prononcimin e fjalëve në anglisht duke thënë se nuk ia ka arritur aspak. Me videon më poshtë, djemtë e blogut të famshëm duket se e kanë fundosur Enedën dhe ëndrrën e saj Europiane.