• |
ide | kryesore

Publikohet video e takimit të Xhesika Ndojës me Ilir Metën në plazh

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg


Sot portali tetovasot.con publikoi një foto në të cilën shiheshin pranë, Kryetari i Kuvendit dhe këngëtarja 28-vjeçare nga Puka.
Kjo foto u komentua si takim mes Xhesikës dhe Ilir Metës në plazh, madje këngëtarja seksi tha për opinion se kishin biseduar, pa zbuluar më tepër.

Por, nëpërmjet kësaj video marrë nga kamerat e sigurisë së lokalit në Gjirin e Lalësit, shihet se Xhesika dhe Meta thjesht sa janë shkëmbyer. Kryeparlamentari duket që prek (ledhaton) me dorë një fëmijë të vogël që i zë rrugën, që mendohet se është vajza 5-vjeçare e Xhesikës të cilën ajo e ndjek nga pas.

Pra, me sa duket kjo është e vërteta e “bisedimeve” të cilat Xhesika nuk donte t’i komentonte.