• |
ide | kryesore

Zbulohen fotot, Linda Rama me Zahon në Romë

Arkiva, Paparazzi
wwww.JPG


Ai ende nuk i ka mbushur 2 vjeç, megjithatë është padyshim fëmija më i famshëm shqiptar.

Prindërit e tij kanë zgjedhur të prezantojnë shumë pak nga fëmija i tyre edhe pse në daljet publike na ka rrëfyer copëza nga e përditshmja me vogëlushin. Në fotot që shfaqen si familje, kanë zgjedhur që djali të jetë me shpinë nga objektivi i aparatit, duke i lënë të gjithë kuriozë. Po flasim për Zaho Ramën, djalin e vogël të kryeministrit Rama.

Edi dhe Linda Rama janë përpjekur ta mbajnë larg syrit të publikut, duke zgjedhur mos ta bëjnë pjesë të interesit të mediave e deri më sot duket se ia kanë dalë. Në redaksinë tonë kanë mbërritur këto foto, ku për herë të parë, zbulohet imazhi i vogëlushit Zaho. Linda Rama ka qenë së bashku me të birin, teksa kanë qenë në autobusin e aeroportit të Romës, për tu kthyer në Shqipëri.

Objektivit të paparazit tonë nuk ka mundur ti shpëtojë zonja e kryeministrit Rama, teksa është shfaqur e veshur “casual”, me syze dielli dhe flokë të mbledhura bisht në Romë. Me të ka qenë edhe Zaho, që Linda po e mban në krahë deri tek avioni i linjës Romë-Tiranë. Një vogëlush shumë simpatik dhe i veshur me shumë shije shfaqet edhe Zaho i vogël.

Ai e ka shijuar këtë xhiro, teksa duket kurioz për të parë njerëzit përreth. Në daljet e tij publike, kryeministri Rama jo rrallë herë ka folur edhe për Zahon. “Ai është shumë king”, është shprehur Rama, për gazetarët teksa e kanë pyetur për djalin e tij nga martesa me Linda Ramën. E në fakt jo pa të drejtë, pasi vogëlushi duket një fëmijë i adhurueshëm, dhe me një ngjashmëri të madhe me të atin./bluetooth