• |
ide | kryesore

Modelja kosovare flet për lidhjen me ministrin e Ekonomisë

Arkiva, Paparazzi
dianaavdiumiss_1462983146-5590967.JPG


Modelja e njohur kosovare, u përfol në fillim të prillit si personi që i kishte rrëmbyer zemrën Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavilecit, aq sa ai kishte braktisur gruan dhe vajzën e tij të vogël.
As ministri dhe as modelja nuk e kanë mohuar apo pohuar këtë lajm, asnjëherë. Diana Avdiu, u shpreh vetëm një herë se: Mediet më kanë lodhë, vetëm po shkruajnë gjëra në emrin tim pa më pyetur asnjëherë”.
 
Sot në dritare.net ajo sqaron për herë të parë, raportin e saj me Blerand Stavilecin dhe tregon disa sekrete që nuk i njohim nga jeta e të Bukurës së Dheut të Kosovës, që veçse pozon bukur, edhe lexon e shkruan.
 
Diana Avduli tregon nëpërmjet kësaj interviste se nuk është kukulla e Trump, por votuese e Hillarit.
 
Diana, si një ndër femrat më të bukura të Kosovës, e cilësuar për bukurinë e veçantë e klasike që ke, me dy tituj si ‘Miss Kosova’ dhe Miss ‘Universe Kosova’, përveç kësaj çfarë tjetër e plotëson jetën tënde?
 
Jo gjithçka që të rrethon e plotëson jetën. Unë e quaj veten me fat për familjen, shoqërinë e çdo punë që bëj. Plotësinë e jetës sime e përshkrova me këto tre gjërat më të rëndësishme, por sigurisht ka edhe shumë të tjera të cilat i quaj momentale e mbetet të shoh cilat e çfarë do jetë e përhershme. Mendoj se kam mjaft kohë, tek e fundit jam ende 22 vjeçare. E rëndësishme është që çfarëdo do të më sjellë jeta, jam e gatshme ta përballoj.
 
Si një vajzë ambicioze, mendon se ke arritur atje ku ke dëshiruar gjithnjë përsa i përket pasarelave më të famshme njujorkeze, në botën e modelingut?
 
Ambicia sa vjen e rritet, në çdo aspekt, jo vetëm në botën e pasarelave. Gjithçka që ishte më bën sot krenare e të përmbushur në vetvete. Edhe punën që bëj, e bëj me kujdes të veçantë në mënyrë që të ruaj vetëkrijimin, karakterin e vlerat e mia.
 
Deri diku nga muaji dhjetor i vitit të kaluar ti kishe një kontratë me një ndër kompanitë më prestigjioze të modës në Amerikë si ajo e ‘Trump Model Management’, ku çdo vajzë  ëndërron të jetë pjesë e saj. Gjithashtu ke qenë imazhi kryesor i disa produkteve kozmetike mjaft të njohura në tregun amerikan. Tani ndodhesh në Kosovë. Me se po merresh konkretisht?
 
Vazhdoj të jem pjesë e “Trump Model Management”. Në Kosove punoj në koleksionet e kreatores Vjollca Llapashtica, por bëj edhe një punë tjetër që nuk ka të bëjë me botën e modës e të modelingut. Punoj në Klubin Basketbollistik “Sigal Prishtina” si menaxhere marketingu.
 
Çfarë është moda për ty?
 
Përditshmëri. Herë  e domosdoshme, herë diçka atraktive që plotëson e shpreh shijen e karakterin e njeriut.
 
Modelja që ti adhuron dhe që e sheh si  frymëzim?
 
Frymëzim për mua është rrjedha e jetës, ato që unë mësoj çdo ditë, gjithçka e mirë që më vret syrin dhe ndjenjat pas çdo ëndrre që shoh syhapur.
Adhuroj vlerat dhe karakterin tek çdo njeri. Respektoj mundin dhe suksesin e secilit.
 
Kohët e fundit, emri yt ka qarkulluar në çdo media online, sa i përket një raporti të mundshëm me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, z. Blerand Staliveci. Është hamendësim i medias sipas teje apo do të na tregosh  romancën e dashurisë që fshihet pas gjithë kësaj zhurme? 
 
Ministri Stavileci është President i Klubit Basketbollistik, “Sigal Prishtina”, ku unë punoj. Punojmë bashkë dhe ai është shok i imi.
Si e re dhe ambicioze në një botë si kjo në të cilën jetojmë, duhet të jesh gati të përballesh edhe me paragjykimet e të tjerëve.
 
 
Si e kanë pritur familjarët e tu këtë gjë, ku emri i vajzës së tyre është kthyer në lajmin e ditës? 
 
Jo rastësisht e rendita familjen të parën, pak më lart sepse familja është baza e karakterit dhe vlerave morale që unë kam. Nuk është e lehtë për prindin të lexojë fjalë e shkrime të tilla, por jam me fat që kam një familje të tillë, sepse gjithmonë më kanë qëndruar përkrah dhe ata janë të parët që më besojnë për gjithçka. Jo se dyshojnë tek unë, kurrsesi nuk ndodh, por duke mos qenë pjesë e jetës publike, u  mëritën pas daljes së lajmit. Derisa folëm bashkë dhe tani  janë të qetë e indiferentë ndaj çdo fjale.
Shpesh them me vete, sa me fat jam për familjen që kam.
 
Çfarë të ka shqetësuar më shumë nga kjo histori? 
 
Të përflitem për dy imazhe të vetëkrijuara, në aspekte të ndryshme publike, është krejtësisht normale. Por të banalizohet deri në pikën, ku vihet në lëkundje një familje, është shqetësuese. E shoh si keqedukim për ata që i lexojnë dhe më vjen shumë keq që në raste të tilla, vetëm për të shpërthyer e për të kapur çdo cep një lajm, vihen në dyshim ose edhe mohohen të gjitha punët e vlerat për çfarë njihen, dy të përfolurit.
 
Nëse kjo do të ishte e vërtetë, jo sajim i mediave, siç thua,  a do ta shprehje publikisht dashurinë tende?
 
Ndjenjat janë të shenjta. Të jesh me dikë që të do dhe respekton, dhe anasjelltas, mendoj se është magji më vete, e një ditë do ta kem edhe unë atë fat.
Ditën që do të ndodhë kjo magji, jo vetëm që do ta shpreh, por do ta jetoj çdo moment për të shijuar jetën me dikë që të pranon e vlerëson ashtu siç je.
 
 Së fundmi të kemi parë veshur me fustan nusërie, ku është zgjuar më shumë kureshtja e publikut. Çfarë duhet të mendojmë në këtë rast?
 
Në këtë rast vetëm duhet të prisni fotografitë me fustanet nga koleksionet e fundit të Vjollca Llapashtica.
 
Si e ëndërron dasmën tende?
 
Nuk e ëndërroj dasmën. Ëndërroj të gjej personin e duhur për mua, pastaj dasmën e planifikojmë dhe e bëjmë.
 
Sa fëmijë dëshiron të kesh?
 
Më mirë një, por me kujdes e përkushtim të plotë pasi më shumë do ndjehesha fajtore, nëse do i mungonte diçka.
 
 Një tjetër talent  i yti është zëri që ke. E sheh veten në muzikë?
 
Një nga pasionet e mia është edhe kënga. E shoh veten duke kënduar, por nuk e shoh muzikën si profesionin tim.
 
Libri që  të pëlqen më shumë?
 
Libri që më pëlqen më shumë, vazhdoj ta ndërroj, pas secilit libër që lexoj. Më shumë do thosha se më pëlqen gjithçka që lexoj, sesa të veçoj një libër. Unë edhe shkruaj, kështu që do thosha se secila fjale a fjali që më ngjall ndjenjën e të shkruarit, më pëlqen sa 1000 libra.
 
 Si ja bën që je kaq e bukur dhe kaq në formë. Çfarë ha ti? Modelet njihen për dietat e tyre që duhet të mbajnë për një trup sa më perfekt, siç e kërkon dhe vet industria e modës. Të ka penguar kjo të kesh marrëdhënie të mira me kuzhinën? Çfarë di të gatuash më mirë?
 
Sa më shumë përzien e di çfarë të përziesh në pjatë, aq më e shijshme do të jetë ajo që ha. Di mjaft gatime dhe kam shumë dëshirë të mësoj ende nga ushqimet tradicionale.
 
Kush është personi i fundit të cilit i thua natën e mirë? 
 
Nëna.
 
Shpesh është folur në media për adhurimin që keni ndaj Donald Trump, meqë jemi në prag zgjedhjesh presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ti kë mbështet, Donald Trump apo Hillary Clinton?
 
S’mund të zgjedh dot, punoj në agjencinë e Trump, por vlerësoj shumë edhe Clinton. Për fat, nuk kam të drejtë vote në USA. Por pa diskutim mbështes forcën dhe përfaqësimin e gruas në politikë, konkretisht Hillary Clinton. /dritare.net/.