• |
ide | kryesore

Si gënjeu Getoari për lidhjen me Elvana Gjatën

Arkiva, Paparazzi
geti elvana.jpg


Getoar Selimi njihet për lidhjet e shumta, që ka pasur më fytyra të njohura publike.

E fundit që është në krah të tij, është prezantuesja e Top Channel, Marina Vjollca. Gjatë gjithë jetës së tij publike, Geti ka qenë transparent me mediat, ku ka pranuar edhe lidhjet e tij.

Por deklarata e tij e fundit në raport më Elavana Gjatën, e ka nxjerr atë një gënjeshtar para publikut. “Me Elvanën kemi pasur marrëdhënie profesinale. Patëm bërë një këngë bashkë, që në atë kohë u bë hit, dhe marrëdhënia jonë mbeti vetëm e tillë”, ka thënë ditë më parë Geti, shkruajnë mediat kosovare.

Ndërkohë, duket se Geti ka harruar kur për herë të parë dolën si çift në kopertinën e “Kosovarja”. Përveç kësaj të dy të lidhur dorë për dore atë vit, kaluan në tapetin e kuq të festivalit “Videofest”.

Ndërkaq në një intervistë të më hershme të Getit dhënë për “Kosovaren”, i pyetur se a ke pasur lidhje me Nora Istrefin, Elvana Gjaten dhe Çilejta Xhilagën?, ai patë thënë “Vetëm më këtë të fundit jo.”