• |
ide | kryesore

Aurela Gaçe flet për shtatzaninë

Arkiva, Paparazzi
asdfghj.JPG


Ajo është padyshim “uragani” i skenës shqiptare. Ka ditur ta bëjë për vete publikun e saj ndër gjithë këto vite që “shkund” çdo skenë që ka prekur. Edhe pse sa i përket daljeve publike ka preferuar ti shmangë sa më shumë.
 
Duke qenë një emër shumë i dashur, media ka ditur që në çdo hap të sajin ta ndjekë nga pas, ashtu edhe në jetën private. Pak ditë më parë lajmi se Aurela Gaçe ishte shtatzënë qarkulloi në rrjetet sociale. Aurela është bërë para disa vitesh mama, dhe po shijon rritjen e vajzës së saj, Grace, së bashku me bashkëshortin, Skerdi.
Ditët e fundit edhe pse flitej për një shtatzëni të këngëtares së mirënjohur, ajo ka vijuar krejt normalisht jetën artistike. Çdo fundjavë Aurela është në lokalin e saj, ku edhe këndon deri në orët e para të mëngjesit. Ashtu si është mësuar, këngëtarja preferon që të krijojë vetë marrëdhënien me fansat e shumtë, duke folur me ta në rrjetet sociale. Por deri më tani ajo nuk ka reaguar rreth këtij lajmi.
 
Ne të “Bluetooth” nuk mund të mjaftoheshim me këtë lajm, ndaj dhe kontaktuam Aurelën për të marrë një përgjigje. Në komunikimin tonë me këngëtaren, ajo nuk ka kthyer një përgjigje të qartë, nëse është apo jo shtatzënë.
 
“Unë kam faqen time ku flas me fansat. Më takon mua të them diçka, jo medias. Sepse është diçka shumë private dhe personale”, është shprehur shkurt Aurela Gaçe. Megjithatë nga burime të afërta të këngëtares bëhet me dije se ajo pas disa muajsh do të bëhet nënë për herë të dytë. Burimet flasin se çdo gjë po ecën mirë me këtë shtatzëni, që është në javët e para. Ka preferuar që për disa kohë ta mbajë sekret lajmin, të paktën sapo të fillojë ti duket barku i rrumbullakosur.
 
Nga ana tjetër, Aurela do të vijojë me aktivitetin e saj, duke qenë pranë fansave të shumtë. Megjithatë të gjithë jemi duke pritur që vetë këngëtarja nga Vlora ta pranojë shtatzëninë, duke na hequr çdo dyshim. Ky është fëmija i dytë i Aurelës, e cila është e martuar me Skerdin.
 
Çifti pak vite më parë realizoi një dasmë të madhe, ku e ftuara e nderit ishte padyshim vajza e tyre, Grace. Tashmë Grace do të jetë vajza e madhe e shtëpisë, pasi pas pak kohësh një tjetër bekim do të vijë në familje. Ne nuk na mbetet gjë tjetër veçse ti urojmë Aurelës shtatzëni të mbarë.