• |
ide | kryesore

Pas skandalit, gruaja i kërkon divorcin Shukri Xhelilit (foto)

Arkiva, Paparazzi
shukriu.JPG


Ish-kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelili është në prag divorci. Babai i dy djemve duhet të përballet në gjykatë edhe me gruan e tij Tefta pas video-skandalit me një vajzë 20-vjeçare.

Portali “360gradë.al” shkruan nga burime të sigurta në Dibër se gruaja e tij ka vendosur t’i kërkojë divorcin bashkëshortit. Ajo njihej si “truri” i fushatës elektorale të Shukriut dhe kuratorja kryesore e imazhit të tij.

Sipas të njëjtave burime Tefta është shprehur se ky nuk është rasti i parë që e fal bashkëshortin e saj. Edhe kur ka qenë Drejtor i Sigurimeve, Shukri Xhelili, ka pasur histori jashtëmartesore me një vajzë që e kishte punësuar aty të cilën e mori edhe në Bashkinë e Dibrës, pasi u zgjodh kryetar.

Familjarët e ish-kryebashkiakut janë izoluar në shtëpi dhe nuk kanë shkuar as në punë dhe as nuk kanë folur për mediat.