• |
ide | kryesore

Martohen Geti dhe Marina, dalin detaje nga dasma

Arkiva, Paparazzi
geti-473x380_1463555472-8853199.png


Vazhdojnë të jenë një ndër marrëdhëniet me të përfolura në showbizin shqiptar. Reperi i Babastars dhe prezantuesja e Top Channel ishin pothuajse çdo ditë pjesë e shtypit rozë për lidhjen e tyre, të cilën për një kohë të gjatë e mbajtën të fshehur.

Mirëpo, tani çdo gjë është e qartë! Geti dhe Marina prej disa kohësh jetojnë  bashkë në Tiranë, dashurinë e tyre kanë vendosur që ta kurorëzojnë me martesë.

Burime brenda familjes së dhëndrit kanë treguar për klankosova.tv se Getoar Selimi dhe Marina Vjollca do të martohen së shpejti.

Po ashtu, media kosovare ka mësuar se çifti do të bëjë dasmë me rreth 800 të ftuar, por akoma nuk është vendosur se a do të jetë Prishtina apo Tirana, lokacioni ku do të mbahet ceremonia.