• |
ide | kryesore

SHBA nis sulmet e para ajrore kundër ISIS në Libi

I pakategorizuar
US-Air-Force-B-52-bomber-crashes-in-Guam-crew-escapes-injury.jpg


Shtetet e Bashkuara kanë nisur sulmet ajrore ndaj objektivave të ISIS në Libi. Fushata bombarduese vjen pas kërkesës së qeverisë libiane të mbështetur nga OKB-ja. Shteti Islamik ka krijuar një prezencë në rrije në Libi.

Sulmet ajrore amerikane janë të koordinuara me qeverinë e Libisë. Kryesisht në shënjestër ka qenë qyteti i Sirtes, i kthyer në një fortesë të ISIS.

Në një deklaratë për mediat, kryeministri libian Fayez al-Sarraj tha se se sulmet kishin shkaktuar humbje të mëdha.

Që pas rënies së regjimit të Gadafit, Libia vazhdon të jetë një vend i trazuar dhe i ndarë për shkak të konflikteve të brendshme, të cilat i kanë krijaur hapësirë të lirë edhe ekstremistëve të ISIS.