• |
ide | kryesore

Edhe ky është problem! Çfarë bëhet nëse organi i tij gjenital është shumë i madh

Arkiva, Stil
38104_seksfotoshutterstock.jpg



Edhe pse mbizotëron mendimi që femrat çmenden pas penisëve të mëdhenj, kjo nuk është krejtësisht e saktë. Ja çka duhet të bëni nëse penisin e keni diç më të madh.

Secili mashkull do të dëshironte të jetë i pasur “aty poshtë“, ndërkaq thonë që dhe femrat e dëshirojnë. Mirëpo, nga perspektiva femërore, penisi i madh nuk është përherë i dëshirueshëm, sepse penetrimi mund të jetë i dhembshëm, seksi oral vështirë i praktikueshëm, ndërkaq seksi anal pothuajse i pamundshëm.

Nëse do të keni “punë” me organin e madh seksual, është shumë me rëndësi që mendja dhe trupi të jenë të relaksuar,transmeton Telegrafi.

Disa femra gabojnë kur mendojnë se alkooli do t’u ndihmojë që të relaksohen. Alkooli ju dehidron dhe niveli juaj natyror i lubrifikimit ulet – dhe ky është problem serioz nëse keni “punë” me penis të madh.

Provoni lubrifikantet me bazë uji, sepse shanset janë të vogla që të merrni ndonjë infeksion nëse i përdorni ato.

Ja çfarë duhet të bëni nëse penisi juaj është më i madh:

p

Cilat pozat duhet shmangur

* Nga prapa, sepse pothuajse gjithmonë mashkulli stimulohet që të penetrojë më fuqishëm, gjë që shkakton shumë dhembje nëse e ka penisin të madh.

* Të gjitha pozat të cilat kërkojnë ngritjen e këmbëve mbi kokë, në mënyrë që të pamundësoni penetrimin e thellë.

* Të gjitha pozat në të cilat mashkulli ka kontroll të plotë – me përjashtim nëse i besoni shumë dhe ai është i kujdesshëm dhe penetron me butësi.

Pozat e përshtatshme

* Ju qëndroni sipër, sepse në këtë mënyrë mund të kontrolloni thellësinë dhe tempin. Vetëm mos lejoni që t’ju kapë për kërdhokulla dhe në mënyrë të vrazhdë të lëvizë lart-poshtë.

* Poza misionare është e mirë, aq më parë nëse i afroni këmbët në mënyrë që ta pengoni që të penetrojë thellë. * Gjithashtu mund t’ju shohë grimasat e fytyrës nëse ju shkakton dhembje.

* Anash është gjithashtu pozë e përshtatshme, sepse nuk mund të penetrojë thellë. /Telegrafi/