• |
ide | kryesore

Familjarët e Ergys Arrazit: Me nusen kishte probleme, Alma merrte ilaçe!

Arkiva, Lajme, Të fundit



Familjarët e Ergys Arrazit shprehen të shokuar për ndërmarrja e aktit ekstrem nga Alma Arrazi e cila u hodh në lumin Buna bashkë me 3 fëmijët.

Ata tregojnë se mes çiftit të bashkëshortëve ka pasur probleme, e për shkak të gjendjes së rënduar emocionale dhe psikologjike, Alma kurohej me ilaçe.

“Jemi të lënduar dhe shokuar, nuk ja falim nuses vendimin fatal qe ka ndërmarrë duke i marrë jetën vetes dhe tre fëmijëve.

Erdgysi i kishte pikë të dobët fëmijët, ai nuk i ka keqtrajtuar asnjëherë. Punonte gjithë ditën në dyqan celularësh për t’i dërguar në shkolla private.

Çifti kohët e fundit kanë pasur debate dhe Alma merrte ilaçe në ambulatorin e lagjes për gjendje te rënduar emocionale por këtë vendim as nuk mund ta imagjinonim”, tha një prej familjarëve.



1 Comment

  1. ja dhe nje familje tjeter tipike shqiptare per te cilen burri eshte qelibar dhe nusja paska nje mije te zezat……..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *