• |
ide | kryesore

Dënohet 20 vjet burg per pirati informatik nga Kosova që vodhi për ISIS

I pakategorizuar
Ardit Ferizi.jpg


Pirati informatik nga Kosova, 20-vjeçari Ardit Ferizi, u dënua me 20 vjet burg nga Gjykata e Virxhinias, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  Ai do të vuajnë dënimin pasi i shpërndau informacion të klasifikuar Shtetit Islamik, për më shumë se 1 mijë ushtarë amerikanë dhe për personelin e Departamentit të Shtetit, duke piratuar të dhënat personale nga llogaritë qeveritare. Hakeri kosovar e pranoi se ka vjedhur të dhënat e zyrtarëve të lartë amerikanë, duke thënë përpara gjykatësit se ndihet shumë i keqardhur për veprimin e tij. ISIS i përdori informacionet e marra nga 20-vjeçari, duke publikuar emrat e zyrtarëve e duke i kërcënuar ata. Avokati mborjtësi i piratit informatik nga Kosova mohoi se ai është një mbështetës i ISIS dhe tha se në atë kohë ai ishte thjesht një adoleshent i pavetëdijshëm. Ardit Ferizi, i njohur në rrjet me nofkën “The Directory” u arrestua vitin e kaluar në Malajzi, për tu ekstraduar më pas në SHBA.