• |
ide | kryesore

De Biazi tregon pse nuk e grumbulloi Shkëlzen Gashin

Arkiva, Sport
Gashii-780x439.jpg



Trajneri italian i Shqipërisë, Gianni De Biasi ka zbuluar listën e lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet e radhës.

Shqipëria do të përballet me Litenshtajnin dhe Spanjën, mirëpo ajo që i befasoi të gjithë ishte lënia jashtë e Shkëlzen Gashit.

De Biasi ka zbuluar edhe arsyeje pse nuk e ftoi Gashin në këto dy ndeshje të rëndësishme.

“Kam folur këto ditë me Gashin , ishte i gatshëm të vinte për këto ndeshje, por bëra zgjedhje të tjera”.

“Kam afruar të rinj si Manaj, Grezda e Latfii, të rinj për të ardhmen. Unë zgjedh lojtarë të përshtatshëm për projektin”, deklaroi De Biasi.