• |
ide | kryesore

Inter kërkon talentin shqiptar të Juventus (FOTO)

Arkiva, Sport
sksksk-650x358.jpg



Pas Manajt, Interi pritet t’i rrëmbejë Juventusit një tjetër talent shqiptar. Bëhet fjalë për Fabio Sakajn, 18-vjeçarin që luan me Modenën në ligën e tretë italiane (Lega Pro).

Lajmin e ka bërë të ditur për mediat italiane drejtori sportiv i Modenës, Luixhi Pavareze, sipas të cilit për momentin gjithçka është ndalur pasi mesfushori është i dëmtuar.

“Për momentin gjithçka është ndalur, pasi Sakaj është i lënduar. Të shohim ç’do të ndodhë mandej. Interi ka plot lojtarë premtues dhe shpresoj që në një të ardhme të afërt të ndërtojmë një marrëdhënie të mirë, edhe pse në merkaton e verës nuk patëm kontakte apo tratativa”, – u shpreh Pavareze për portalin “Fcinternews.it”.

Për talentin që ka debutuar në ekipin e parë të Modenës qysh kur ishte 16 vjeç ka pasur interesim edhe Juventusi. Madje vitin e shkuar bardhezinjtë ishin shumë pranë firmës me lojtarin, por vendosën ta linin edhe për pak kohë te Modena. Djaloshi i lindur në Altari të Italisë është formuar tek akademia e Modenës, ndërsa ka veshur tri herë fanellën e Kombëtares shqiptare U-19.