• |
ide | kryesore

Zyrtare/ Shqipëria pa Sadikun dhe Manajn kundër Lihtenshteinit dhe Spanjës

Arkiva, Sport
AlbaniavSwitzerlandGroupUEFAEuro2016PHOPAHC3mxOx-780x439.jpg



Armando Sadiku humbet ndeshjet e kombëtares ndaj Lihtenshtajnit e Spanjës. Sulmuesi nuk e kaloi dot dëmtimin e pësuar me Zyrihun, dhe stafi mjekësor informoi trajnerin De Biazi për përfundimin e vizitave. Mungesa e Sadikut është një minus i madh për kombëtaren në përballjet eleminatore të Botërorit, pasi ai është sulmuesi kryesor i ekipit, dhe golashënuesi më i mirë. Sadiku u dëmtua në kampionatin zviceran dhe nuk luajti në dy ndeshjet e radhës. De Biazi do të ketë probleme me sulmin, pasi mungon edhe Rei Manaj gjithashtu i dëmtuar, ndërsa Shkëlzen Gashi nuk është grumbulluar fare.