• |
ide | kryesore

De Biasi ul euforinë: Të parët për 3 ditë, por Spanja dhe Italia mbeten favoritë

Arkiva, Sport
image133_0.jpg



Mjaft i qetë dhe i vetëpërmbajtur është treguar Xhani De Biazi pas fitores së arritur ndaj Lihtenshtejnit dhe vendit të parë bë Grup. Tekniku italian foli qartë se ishte i kënaqur nga fitorja, por se më e rëndësishmja vjen të dielën, pikërisht në ndeshjen ndaj Spanjës.

“Ishte nje ndeshje që e luajtëm mirë, por mund te luanim edhe me mire. Rezultati është i rëndësishëm që na jep besim për të ardhmen. Nuk është i lehte për tu arritur. Lojtarët dolën në lojën e tyre më skemën e re, 4-2-3-1, edhe pse nuk bëmë mjaft mire, lojtarët rastet i krijuan. Më behët qejfi për Balajn që shënoi gol.

Jam i lumtur edhe për Hykën që shënoi gol dhe na zhbllokoi ndeshjen. Votuesit bënë mirë që e zgjodhën lojtarin e ndeshjes. Italia dhe Spanja janë favoritet kryesorë për dy vendet e para, për në nuk është asnjë ndeshje e favorshme. Ta jemi në vend të parë është sadisfaksion i madh, por kemi dy rivalë të fortë. Për Spanjën do fillojmë të flasim nesër”, ishin fjalët e De Biazit për TVSH. /Sportal/